Politika 2026-07-22 13:06:00 Nga VNA

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, mungesa e Skënder Hitës sjell përplasje mes opozitës dhe mazhorancës

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, mungesa e

Mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore shkaktoi debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi që mbledhja të mos vijonte pa praninë e kreut të Policisë, duke propozuar shtyrjen e diskutimeve deri në një moment kur Hita të ishte i pranishëm.

Sipas Vokshit, pjesëmarrja e drejtuesit të Policisë ishte e domosdoshme për rëndësinë e çështjeve që trajtohen në këtë komision.

“Unë propozoj që kjo mbledhje të mos zhvillohet me zëvendësdrejtuesit. Mund ta dinim më përpara, sepse ka një komunikim paraprak. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se Komisioni i Reformës Zgjedhore”, deklaroi ajo.

Edhe bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri, pranoi se do të ishte më mirë që drejtori i Policisë të ishte prezent, por kundërshtoi ndalimin e punimeve të komisionit.

Gjiknuri argumentoi se roli i komisionit nuk është hetimi i ngjarjeve, por marrja e informacionit dhe diskutimi i problematikave që lidhen me proceset zgjedhore.

Debati mes dy deputetëve u përshkallëzua më tej, pasi Gjiknuri përdori një ton ironik ndaj Vokshit, ndërsa kjo e fundit i kërkoi të mos komentonte jetën e saj personale dhe të fokusohej te çështja në diskutim.

Pas përplasjes verbale, Komisioni i Reformës Zgjedhore vendosi që mbledhja të shtyhej për një datë tjetër.

Video

Një debat mbi jetën me ngjyra të Damianit dhe bardh e zi të Albanës.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, ka deklaruar se hetimet paraprake për incidentin e ndodhur më 10 korrik në një fluturim nga Greqia drejt Gjermanisë tregojnë se shkaku mund të ketë qenë dëmtimi i motorit nga një objekt i huaj gjatë ngritjes së avionit në Selanik. Sipas tij, ende nuk ka një përfundim zyrtar, por të dhënat e para tregojnë se motori mund të jetë goditur nga një objekt i jashtëm. O’Leary theksoi se motori i avionit Boeing 737, 18-vjeçar, ishte servisuar dhe riparuar plotësisht gjatë dy viteve të fundit. Gjatë incidentit, pasagjeri serb Ljubisa Karović u plagos rëndë, pasi koka dhe shpatulla e tij e djathtë u tërhoqën pjesërisht jashtë dritares së avionit pas humbjes së presionit në kabinë. Bashkëshortja e tij, Svetlana Grković Maksimović, tha se ajo dhe dy pasagjerë të tjerë arritën ta tërhiqnin brenda avionit, ndërsa ai kishte pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gjakderdhje.

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Atentat me maskë silikoni dhe paruke grash në Elbasan! Hetimet përqendrohen te nipi i Ot Kilës, hakmarrja pista kryesore.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news