Politika 2026-07-20 16:00:56 Nga VNA

Përplasje në Kuvend për raportimin e Avokatit të Popullit: opozita vijon bllokimin e foltores, seanca ndërpritet për herë të dytë

Ndaje në Whatsapp

Përplasje në Kuvend për raportimin e Avokatit të Popullit:

Tensionet politike rikthehen në sallën e Kuvendit, ku debati mes mazhorancës dhe opozitës për raportimin e Avokatit të Popullit për vitin 2025 degradoi në përplasje të forta verbale dhe ndërprerje të seancës plenare.

Opozita kundërshtoi zhvillimin e kësaj pike të rendit të ditës, duke pretenduar se Avokati i Popullit, Endri Shabani, është zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe se nuk duhet të paraqiste raportin përpara deputetëve. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe sekretari i grupit, Flamur Noka, i kërkuan kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndryshimin e rendit të ditës dhe kalimin direkt te diskutimet.

“Ta kalojmë menjëherë në diskutime. Ai është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, është ilegjitim”, deklaruan përfaqësuesit e opozitës.

Kërkesa u refuzua nga kryeparlamentari Peleshi, i cili argumentoi se raportimi është pjesë e procedurës parlamentare dhe se Kuvendi nuk mund të refuzojë një institucion të zgjedhur nga vetë ai.

“Nuk jemi këtu për përleshje, por për të përplasur mendimet dhe jo kokat. Diskutimet bëhen mbi raportin, nuk mund të diskutojmë në ajër. Avokati i Popullit është votuar nga ky Kuvend dhe ndryshe do të ishim në shkelje të Kushtetutës”, tha Peleshi.

Ai u kërkoi deputetëve të opozitës të respektonin procedurat parlamentare, duke theksuar se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet me presion apo me zhurmë në sallë.

Por deklaratat e kryetarit të Kuvendit shtuan përplasjet. Deputetët e opozitës qëndruan në këmbë dhe bllokuan foltoren, duke vijuar kundërshtimet ndaj zhvillimit të seancës. Bardhi akuzoi drejtuesin e Kuvendit për shkelje të procedurave dhe mosmarrje parasysh të qëndrimit të opozitës.

Situata e tensionuar solli një tjetër ndërprerje të seancës brenda pak minutash. Peleshi kërkoi qetësi dhe u dha deputetëve një pushim të shkurtër.

“Zoti Bardhi, mos e ngrini zërin me mua, ju lutem. Unë nuk jam edukatore. Pesë minuta pushim për qetësim dhe ajrim”, u shpreh Peleshi, duke mbyllur përkohësisht punimet e Kuvendit.

Përplasjet nisën menjëherë pasi kryetari i Kuvendit prezantoi pikën e rendit të ditës për raportimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, ku opozita e cilësoi këtë proces si një “provokim” ndaj saj.

Video

Një avion ngarkese Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air ka prekur pistën me pjesën e pasme gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Cincinnati/Kentucky Verior. Pas këtij incidenti, mjeti ajror arriti të ngrihej sërish për të bërë një xhiro dhe u ul i sigurt pak më vonë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Klikoni artikullin për të mësuar më shumë detaje rreth manovrës së pilotëve dhe gjendjes së avionit.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka goditur sot Shkupin, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha materiale. Erërat e forta kanë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara në qendër të qytetit, si dhe kanë dëmtuar çati e semaforë. Ndërkoh shumë rrugë kryesore kanë mbetur të bllokuara.

Nis protesta e 52 e qytetarëve. Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Sepse në Londër shteti nuk të pret ta mbarosh ndërtimin pa leje dhe pastaj ta shemb.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news