Politika 2026-07-20 10:18:00 Nga VNA

Luftë për drejtimin e Bashkisë?  Anula Ristani sfidon urdhrin e Veliajt, Alban Dokushi e kallëzon penalisht

Ndaje në Whatsapp
Luftë për drejtimin e Bashkisë?  Anula Ristani sfidon

TIRANË – Një përplasje e fortë ka shpërthyer në Bashkinë e Tiranës mes kryetares së komanduar Anuela Ristani dhe Sekretarit të Përgjithshëm të rikthyer me vendim gjykate, Alban Dokushi.

Dokushi u shkarkua nga detyra pas arrestimit të Erion Veliajt. Më pas ai iu drejtua gjykatës, e cila vendosi rikthimin e tij në postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Në zbatim të këtij vendimi, Erion Veliaj firmosi urdhrin për rikthimin e Dokushit në detyrë.

Por Anuela Ristani refuzoi ta zbatojë këtë urdhër. Në vend të rikthimit në postin e mëparshëm, ajo e emëroi Dokushin drejtor të një drejtorie.

Në përgjigje të këtij veprimi, Alban Dokushi ka depozituar kallëzim penal ndaj Ristanit për shpërdorim detyre dhe pengim të ekzekutimit të një vendimi gjyqësor.

Përplasja pritet të kalojë tashmë edhe në dyert e Prokurorisë.

Konflikti mes Ristanit dhe Dokushit duket se është shumë më tepër sesa një mosmarrëveshje administrative. Ai ekspozon betejën për kontrollin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt.

Kur Edi Rama vendosi Anuela Ristanin në drejtimin e përkohshëm të Bashkisë, mesazhi politik ishte i qartë: institucioni duhej të kishte një drejtues funksional gjatë mungesës së kryebashkiakut. Nga ana tjetër, Erion Veliaj, edhe pse ndodhet në paraburgim, firmosi rikthimin në detyrë të një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Alban Dokushit, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, funksioni më i rëndësishëm administrativ në bashki.

Refuzimi i Ristanit për ta rikthyer Dokushin në këtë post mund të lexohet si një sinjal se kontrolli i Bashkisë nuk do të ushtrohet nga njerëzit e Veliajt, por nga struktura që aktualisht drejton institucionin.

Nëse kjo është një përplasje mes dy interpretimeve të kompetencave ligjore apo një betejë politike për pushtetin brenda Bashkisë së Tiranës, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e qartë: arrestimi i Erion Veliajt nuk i ka dhënë fund luftës për kontrollin e Bashkisë. Përkundrazi, duket se ajo sapo ka hyrë në fazën më të hapur.

Video

Një avion ngarkese Boeing 777-300ER i kompanisë Kalitta Air ka prekur pistën me pjesën e pasme gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Cincinnati/Kentucky Verior. Pas këtij incidenti, mjeti ajror arriti të ngrihej sërish për të bërë një xhiro dhe u ul i sigurt pak më vonë. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka nisur menjëherë një hetim zyrtar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje. Klikoni artikullin për të mësuar më shumë detaje rreth manovrës së pilotëve dhe gjendjes së avionit.

Një stuhi e fuqishme me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta ka goditur sot Shkupin, duke shkaktuar kaos dhe dëme të mëdha materiale. Erërat e forta kanë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara në qendër të qytetit, si dhe kanë dëmtuar çati e semaforë. Ndërkoh shumë rrugë kryesore kanë mbetur të bllokuara.

Nis protesta e 52 e qytetarëve. Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë.

Sepse në Londër shteti nuk të pret ta mbarosh ndërtimin pa leje dhe pastaj ta shemb.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news