Politika 2026-07-23 14:08:00 Nga VNA

Replika në Kuvend mes Spiropalit dhe Berishës/ Deputetja e PS kërkon vetëkorrigjim të politikës, kreu i PD: Të hëngri Lubia, jo parimësia

Ndaje në Whatsapp

Replika në Kuvend mes Spiropalit dhe Berishës/ Deputetja e PS

Seanca e fundit parlamentare ka sjellë një përplasje të fortë mes deputetes socialiste Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Ajo që ra më shumë në sy ishte gjuha e re e Spiropalit, e cila, pasi u largua nga postet e larta drejtuese, duket se ka zbuluar nevojën urgjente për reformimin e sistemit politik.

Spiropali mori fjalën për të sqaruar qëndrimet e saj kritike ndaj mënyrës se si po qeveriset, duke pretenduar se këtë nevojë për vetëkorrigjim e ka ngritur prej kohësh. Ndryshe nga periudha kur ishte në majat e ekzekutivit dhe zëri i saj kritik nuk dëgjohej, sot deputetja socialiste fliste për "personalizim ekstrem të pushtetit", luftë kundër korrupsionit dhe nevojën për përfaqësim të qytetarëve.

"Dua të them se edhe përpara protestës edhe gjatë saj, unë kam folur për reformimin e pushtetit, nevojën për vetëkorrigjim, për të kaluar nga sistemi i personalizimit ekstrem të pushtetit te sistemi i institucioneve, për vetëpastrim, për luftë kundër korrupsionit”, u shpreh ndr të tjera Spiropali

Në fjalën e saj, ajo u zgjua me një thirrje edhe ndaj opozitës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Sali Berishës nëse e ka fuqinë për të demokratizuar PD-në dhe për të çliruar opozitën, ndërsa premtoi se PS e ka forcën për t'u vetëpastruar.

Përgjigja e kryedemokratit Berisha ishte e menjëhershme dhe preku pikërisht arsyen e vërtetë pse Spiropali sot duket e zemëruar me pushtetin. Sipas Berishës, "reflektimi" i saj nuk vjen nga ndonjë idealizëm politik, por nga humbja e luftës së brendshme për pushtet.

"Edhe ty, Pëllumbeshë, ty nuk të hëngri parimësia, por ty të hëngri Lubia, se ishte më e fortë se ti," – u shpreh Berisha nga foltorja, duke i kujtuar se rebelimi i saj ndaj sistemit nisi vetëm atëherë kur mbeti vetë jashtë tij.

Video

Nga Sali në “doktor” me gjasë Elisa e ka kuptuar nga kalon rruga drejt pushtetit.

Momente tensioni edhe për deputetin Agron Shehaj, i cili është nxjerrë me forcë nga Garda e Republikës nga salla e Kuvendit.

Përplasjet e regjistruara gjatë protestës para Kuvendit kanë lënë pas disa të lënduar. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen qytetarë të dëmtuar, ndërsa situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, disa protestues mbeten të lënduar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news