Kronika 2026-07-28 14:14:28 Nga VNA

Vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini, SPAK e akuzon për trafik ndërkombëtar droge nga Brazili dhe Ekuadori

Ndaje në Whatsapp

Vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini, SPAK e akuzon për

Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, është vetëdorëzuar në polici pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Shahini u arrestua në zbatim të masës së sigurisë “arrest në burg”, e caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që ka vepruar gjatë viteve 2020–2021 dhe që ishte i përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hetimet e SPAK kanë evidentuar se grupi dyshohet të ketë trafikuar rreth 8.1 ton lëndë narkotike, përfshirë kokainë dhe kanabis.

Sipas hetuesve, droga transportohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe vendeve të tjera të Evropës.

Video

Gentian Gjyli paraqitet në SPAK për njoftimin e zgjatjes së afateve të hetimit deri në tetor nga ana e Prokurorisë. Ish kreu i ARRSH-së është bashkë i pandehur me Belinda Ballukun për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Monika Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO, e shoqëruar nga avokati i saj, për seancën gjyqësore që do të zhvillohet ditën e sotme.

Dita e 59 e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 59 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news