Kronika 2026-07-28 10:58:06 Nga VNA

Aksidentet rrugore rriten me 6.8% në gjysmën e parë të vitit; kryeson Tirana

Ndaje në Whatsapp
Aksidentet rrugore rriten me 6.8% në gjysmën e parë të

Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 Të dhënat paraprake të INSTAT tregojnë një kërcim të muajit të gjashtë të vitit ku edhe pasojat në plagosje dhe humbje jete kanë qenë më të larta.

Gjatë qershorit u regjistruan 132 aksidente, ku mbetën të vrarë ose të plagosur 186 persona, nga 107 aksidente dhe 140 të aksidentuar në të njëjtin muaj të vitit 2025.

Në periudhën janar-qershor 2026 u regjistruan 679 aksidente rrugore, nga 636 një vit më parë. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur arriti në 952, krahasuar me 883 në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Sipas INSTAT, 93.9% e aksidenteve të regjistruara në qershor ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 35–44 vjeç përbënte peshën më të madhe të drejtuesve të përfshirë në aksidente, me 28% të totalit.


Tirana regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve në vend gjatë gjashtëmujorit, me 277 raste dhe 345 persona të vrarë ose të plagosur. Pas saj renditen Lezha me 74 aksidente dhe Vlora me 67. Një në katër aksidente ndodhi në intervalin 19:00–24:00, ndërsa dita me numrin më të lartë të rasteve ishte e marta, me 18.9% të totalit. E enjtja regjistroi incidencën më të ulët, me 7.6%.


INSTAT thekson se të dhënat janë paraprake dhe subjekt përditësimi./Monitor

 

 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news