Sociale 2026-01-05 18:44:00 Nga VNA

Sot dhe nesër reshje intensive shiu, rrezikohen përmbytje në disa qarqe

Ndaje në Whatsapp
Sot dhe nesër reshje intensive shiu, rrezikohen përmbytje në disa

Sot pasdite dhe nesër moti sjell reshje të dendura shiu, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër janë zonat më të rrezikuara, ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje dherash.

Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen edhe përmbytje të lokalizuara, sidomos aty ku kanalizimet nuk janë në gjendje të mirë.

Sipas të dhënave të IGJEO-s, reshjet e shumta të ditëve të fundit – që pritet të vazhdojnë deri të enjten, më 8 janar – do të sjellin rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në disa lumenj kryesorë, si:

Drin–Buna

Liqeni i Shkodrës

Lumi Mat

Shkumbin

Vjosë

Rreziku më i lartë për përmbytje mbetet në zonën e Drin-Bunës dhe Liqenin e Shkodrës, veçanërisht gjatë ditës së sotme dhe nesër.

Moti 

Reshje intensive deri shumë intensive priten në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër

Reshje mesatare deri intensive në Lezhë, Berat dhe Korçë

Zona të tjera me reshje të dobëta deri mesatare

Shiu do të shoqërohet me shtrëngata

Temperaturat për nesër (dt. 06):

Bregdeti: 13 – 17°C

Zonat e ulëta: 12 – 17°C

Zonat malore: 5 – 11°C

 Era do të jetë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në veri.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news