Sociale 2026-01-03 09:57:19 Nga VNA

Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, me përqindjen më të ulët të

Vetëm 14. 8% e shqiptarëve mbi 15 vjeç kishin mundur të kursejnë nga të ardhurat e tyre në një bankë a në ndonjë institucion tjetër financiar, niveli më i ulët në Europë pas Moldavisë, sipas bazës së të dhënave globale Findex nga Banka Botërore që i takojnë një anketë të zhvilluar në vitin 2024 në vendin tonë.

Shqipëria ka nivel shumë të ulët të popullsisë që arrin të kursejë si në raport më Rajonin edhe me Europën sipas hartës së mëposhtme, ku ngjyra më e errët tregon nivele më të larta  të kursimeve ndërsa ngjyrat e çelura tregojnë për një përdorim më të ulët të kursimeve.

Në Maqedoninë e Veriut 32.4% e popullatës mbi 15 vjeç kishte arritur të kursente vitin e kaluar, gati dyfishi i Shqipërisë. Në Serbi mbi 26% e popullsisë mbi 15 vjeç arriti të kursejë, në Bosnjë 24% dhe në Kosovë rreth 16%.

Gjithashtu aftësia e shqiptarëve për të kursyer ishte shumë më e ulët se në BE ku më shumë se 55% arriti të ndajë mënjane para për t’i shpenzuar më vonë.

Shqipëria pozicionohet me shumicën e vendeve të Afrikës dhe Azisë së Jugut. Edhe pse ka një përmirësim të dukshëm të ndërgjegjësimit financiar dhe rritje të aksesit në shërbime bankare gjatë dekadës së fundit, vendi ynë vazhdon të ketë një nivel të lartë përdorimi të parasë cash dhe një prani të konsiderueshme të sektorit informal.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se 40 për qind e popullsisë në nivelin e poshtëm te të ardhurave kanë kapacitete më të ulëta për të kursyer pasi vetëm 4.3 % e tyre arritën të ndanin kursime në bankë. Në  pjesën tjetër të popullsisë në 60 për qind të grupit me të ardhura më të larta aftësia për të kursyer ishte 21.7%.

Në grup-moshat e reja aftësia për të kursyer është shumë e ulët dhe gjithashtu në zonat rurale arrijnë të kursejnë shumë më pak se në ato urbane.

Shumica e familjeve shqiptare përballen me të ardhura të ulëta dhe paga që nuk janë në përputhje me koston e jetesës. Për shumicën e qytetarëve të ardhurat shpesh nuk mjaftojnë për ushqim, qira, energji dhe nevojat e përditshme, kështu që pothuajse nuk mbetet asgjë për kursime.

Ndërkohë, çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend janë rritur më shpejt sesa të ardhurat. Shqipëria  kishte çmime më të larta se Rajoni dhe BE për ushqimet në 2024, por ndërkohë pagat janë shumë më të ulëta se në këto vende.

Ndërkaq, inflacioni i viteve të fundit ka ulur fuqinë blerëse dhe ka bërë që edhe ata që më parë arrinin të kursenin, tani ta kenë më të vështirë.

Video

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në festimet për Ditën e Epifanisë Ortodokse më 19 janar, një ditë që përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Sipas traditës ortodokse ruse, besimtarët duhet të zhytën tre herë nën ujë, duke simbolizuar Trinisë së Shenjtë. Festimet u zhvilluan në ambiente të hapura me temperatura të ulëta, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë fetare si pjesë e përkujtimit të kësaj dite të shenjtë. Dita e Epifanisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, duke pasqyruar traditat dhe ritualet që praktikohen gjerësisht nga besimtarët rusë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news