Sociale 2026-01-02 19:29:00 Nga VNA

Dëbora bllokon qindra familje me fëmijë në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Dëbora bllokon qindra familje me fëmijë në Shkodër

Prefekti i Qarkut Shkodër bën me dije se gjatë orëve të fundit janë regjistruar një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë konstatuar në disa akse rrugore, konkretisht nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Në këtë zonë po regjistrohen reshje breshëri të alternuara me dëborë, si dhe formim ngricash, çka ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Sipas të dhënave të raportuara, mbi 200 mjete kanë tentuar të lëvizin në drejtim të Koplikut. Autoritete thonë se lëvizja është rivendosur ndërsa strukturat përkatëse janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news