Sociale 2026-01-04 08:26:39 Nga VNA

Si t’i përshëndesim njerëzit në punë

Ndaje në Whatsapp
Si t’i përshëndesim njerëzit në punë

The Economist, nëpërmjet “këshilltarit të zyrës” Max Flannel, jep këshilla mbi mënyrën e përshëndetjes në punë.

I dashur Max,
Në fillim të takimeve virtuale, a duhet t’i përshëndes të gjithë një për një? Më duket se merr shumë kohë, por nuk dua të dukem jomiqësor.

Në takimet virtuale, çdo përshëndetje bën që pjesëmarrësit të humbasin kohë duke ndezur mikrofonin vetëm për të thënë “përshëndetje” mbrapsht. Pastaj disa pyesin “si jeni?”, duke detyruar të tjerët ta ndezin sërish dhe të thonë diçka shumë “domethënëse”, si “mirë”.

Deri sa kjo të përfundojë, dikush tjetër është bashkuar në takim dhe cikli nis nga e para. Përdor rregullin e treshit: nëse janë tre ose më shumë persona të pranishëm, mjafton të tundësh dorën.

Kam fobi nga mikrobet dhe e urrej shtrëngimin e duarve. Më merr malli për ditët e pandemisë, kur askush nuk prekte askënd. Çfarë më këshillon?

Opsioni më i mirë është të mbash maskë: nuk ka mënyrë më ekonomike për t’i bërë njerëzit t’i mbajnë duart larg teje. Mund t’i kërkosh punëdhënësit të punosh nga shtëpia.

Nëse kjo është shumë ekstreme, mund të bësh gjestin e kohës së pandemisë, të zgjatjes së bërrylit drejt tjetrit, dhe të shpresosh se do të të përgjigjen. Por ajo që kishte kuptim atëherë, tani duket e çuditshme.

Kam ankth se si t’i përshëndes njerëzit, sidomos ata që i njoh pak, por jo mirë. Kam jetuar për një kohë në Japoni kur isha i ri dhe, për të shmangur vendimin nëse duhet t’i përqafoj apo jo, ndalem para se të afrohem shumë dhe përkulem. Është e habitshme sa shpesh edhe të tjerët përkulen. A është kjo një strategji e arsyeshme?

Varet pak nëse je ende në Japoni. Por përshëndetja parandaluese është një taktikë e mirë kudo. Një variant tjetër i kësaj metode është të bësh shumë gjeste kur afroheni: thuaj “përshëndetje” me zë të lartë, përshëndet me dorë dhe buzëqesh si i marrë.

Ndalu rreth dy metra larg tjetrit, jashtë rrezes së kontaktit, dhe nëse është e nevojshme, vazhdo të tundësh dorën dhe të përshëndesësh edhe për disa çaste.

Nëse je në një sallë takimesh, lëviz shpejt në anën tjetër të tavolinës ndërsa përshëndet. Nëse dukesh pak i çmendur, por shumë miqësor, ke gjetur formulën e duhur. Nuk do të nevojitet përshëndetje tjetër.

Nuk di se si t’i përshëndes koleget femra me të cilat kam punuar prej vitesh. Mund t’u shtrëngoj duart, siç bëj me burrat, por kjo më duket pak formale. Ke ndonjë këshillë?

Kjo është një nga pyetjet që më bëhet më shpesh, të paktën nga njerëz në Amerikë dhe në Europën Perëndimore. Këshilla klasike është të shtrëngosh duart me të gjithë, pavarësisht sa mirë i njeh. Nëse funksionon si përshëndetje mes burrave, duhet të funksionojë edhe mes gjinive.

Nëse dëshiron t’i shtosh pak më shumë ngrohtësi, përdor të dyja duart për të dhënë një ndjesi më miqësore, si një udhëheqës politik pas firmosjes së një traktati paqeje.

Megjithatë, ka raste kur shtrëngimi i duarve duket vërtet i sikletshëm, për shembull, kur takon një koleg të afërt në një mjedis social.

Këshilla ime në këto raste është të mos bëhesh kurrë nismëtar: prit të shohësh çfarë bën tjetri dhe përshtatu. Rreziku është që humb pak kontroll dhe përfundon në një përqafim të padëshiruar, por të paktën nuk e nise ti.

Së fundmi pata një incident të pakëndshëm përqafimi në punë. Gabova në kohë dhe në koordinim, dhe përfundova me llapën e veshit të tjetrit në gojë. Ku gabova dhe çfarë duhet të kisha bërë?

Nëse përfundon kaq afër, kujto që një përqafim në punë nuk është përqafim i plotë, por vetëm i ngjan një të tillë. Nëse përqafon dikë, vendos krahun rreth tjetrit pa prekur asnjë pjesë të trupit të tij.

Mbaje fytyrën larg, përveç rasteve kur personi ka veshë jashtëzakonisht të mëdhenj, nuk do të gjendesh më në një situatë të tillë të tmerrshme.

Në një përshëndetje me puthje në faqe, nuk ramë dakord për numrin e lëvizjeve të kokës dhe përfundova me hundën e tjetrit në gojë. Çfarë duhet të kisha bërë?

Mund të kishe numëruar me zë të lartë. Afrohu gjithmonë me dorën e zgjatur për një shtrëngim duarsh, si të jesh një robot./Monitor

Video

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në festimet për Ditën e Epifanisë Ortodokse më 19 janar, një ditë që përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Sipas traditës ortodokse ruse, besimtarët duhet të zhytën tre herë nën ujë, duke simbolizuar Trinisë së Shenjtë. Festimet u zhvilluan në ambiente të hapura me temperatura të ulëta, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë fetare si pjesë e përkujtimit të kësaj dite të shenjtë. Dita e Epifanisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, duke pasqyruar traditat dhe ritualet që praktikohen gjerësisht nga besimtarët rusë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news