Sociale 2025-09-11 08:02:00 Nga VNA

Reshje të dendura shiu përmbytin Vlorën dhe Durrësin

Ndaje në Whatsapp
Reshje të dendura shiu përmbytin Vlorën dhe Durrësin

Reshjet e dendura të shiut që nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë përfshirë qytetin e Vlorës, rreth orës 05:25. Për shkak të sasisë së madhe të ujit, disa rrugë dhe lagje u përmbytën. Më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”.

Po ashtu, nën ujë mbetën edhe lagjet “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”, ku ujërat e mbledhura vijojnë të jenë të pranishme në rrugë.

Situata e ngjashme u regjistrua edhe në Durrës, ku shiu i dendur vazhdoi për disa orë. Prania e ujit u vërejt në zonat e njohura për përmbytje, si kryqëzimi që të çon drejt kompleksit të shkollave të mesme dhe në Shëtitoren “Taulantia”, në segmentin që lidh me zonën e Currilave.

Autoritetet lokale janë duke monitoruar gjendjen, ndërsa qytetarët janë përballur me vështirësi në qarkullimin rrugor.

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news