Sociale 2025-09-09 08:20:21 Nga VNA

Komunat e Jugut rrezikojnë mbylljen masive të shkollave këtë vit, nuk ka më fëmijë

Ndaje në Whatsapp
Komunat e Jugut rrezikojnë mbylljen masive të shkollave këtë

69 njësi administrative të vendit, me më pak se 100 fëmijë të moshës 0-14 vjeç, sipas Cens 2023. Në Njësinë Administrative Frashër në Bashkinë e Përmetit kishte vetëm 2 fëmijë të moshës 0-14 vjeç në rreth 8 fshatra kur u zhvillua Cens 2023.

Në komunat e Jugut, fëmijët numërohen me gishtat e dorës, teksa të dhënat mbi popullsinë tregojë tkurrje të madhe të moshave të reja nga Censi deri më 2025.

Me fillimin e vitit të ri shkollor, një pjesë e vendit përballet me zhvillime dramatike, mungesën e nxënësve. Të dhënat nga censi 2023 mbi popullsinë 0–14 vjeç tregojnë se disa njësi administrative kanë aq pak fëmijë, sa nuk kanë nevojë për shkolla. Në njësinë administrative Frashër, në zonën e Përmetit, në vitin 2023 ishin vetëm dy fëmijë të moshës 0-14 vjeç. Në këtë njësi administrative janë tetë fshatra – Frashër, Zavalan, Ogren, Gostivisht, Miçan, Vërçisht, Kreshovë, Soropull.

Numri i fshatrave është më i madh se ai i fëmijëve. Kjo njësi administrative kishte vetëm 144 banorë në vitin 2023 nga 387 në vitin 2011. Tani gati dy vite pas censit, me gjasë janë zhvendosur edhe ata dy fëmijë duke i bërë tërësisht të panevojshme shërbimet arsimore në këtë njësi administrative. Vite më parë, njësia administrative Frashër, djepi i rilindësve, ka qenë zona më e populluar e Përmetit.

Njësitë administrative të Jugut me të dhënat e cens 2023 duket se janë zbrazur tërësisht nga fëmijët. P.sh. në vitin 2023, në njësinë administrative të Zagorisë kishte vetëm 7 fëmijë të moshës 0 deri në 14 vjeç.

Në qytezën e Leskovikut, gjithashtu kishte vetëm 7 fëmijë në moshën e arsimit 9-vjeçar. Ndërsa Ngraçani ka vetëm 9 fëmijë. Po kështu, Pogoni dhe Voskopoja kanë vetëm nga 10 fëmijë të moshës 0-14 vjeç.

Shifra të ngjashme ka edhe në njësitë administrative Odrie dhe Çlirim me nga 11 fëmijë, ndërsa në Novoselë, vetëm me 12 fëmijë, në njësinë administrative Shllak, 13 fëmijë, në Barmash 14 fëmijë dhe në Shosh, 15. Në këto zona, mësuesit shpesh japin mësim në klasa të kombinuara dhe shkollat funksionojnë me numër minimal nxënësish.

Mbyllja e shkollave në këto zona e bën të pamundur që një familje e re të nisë jetën dhe lindë fëmijë. Duket se arsimi dhe zhvillimet demografike janë kthyer në një rreth vicioz, ku shkollat mbyllen nga mungesa e nxënësve dhe nga ana tjetër, familjet e reja zhvendosen nga mungesa e shkollës.

Në anën tjetër, qarqet e mëdha si Tirana dhe Durrësi, sidomos zonat urbane kanë përqendrim më të madh të fëmijëve në moshë shkollore. Ne censin 2023 në të gjithë vendin, kishte 374 mijë fëmijë të moshës 0-14 vjeç. Në të gjithë vendin, 74,5 mijë ose 20% e tyre ndodhen në Bashkinë e Tiranës.

Të dhënat në lidhje me popullsinë tregojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit, do të shuhen në një të ardhme jo të largët, për shkak të mungesës së fëmijëve. Në njësitë administrative Frashër, Voskopojë, Pogon, Aliko, Zagori, Mesopotan, Ngraçan, Dhiver, Qendër Leskovik, Odrie, Finiq, Livadhja, Çepan, Dropull i poshtëm, fëmijët nën 14 vjeç ishin më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme.

Në 14 njësi administrative (nga 377 njësi administrative, ku janë të përfshira edhe bashkitë) numri i fëmijëve 0-14 vjeç zuri më pak se 5% të popullsisë totale. Në 32 njësi administrative të tjera shihet se, fëmijët 0-14 vjeç zunë 5-10% të popullsisë së përgjithshme.

Një 177 njësi administrative, fëmijët zinin nga 10-15% të popullsisë totale. Në 33 njësi, fëmijët 0-14 vjeç zinin 15 deri në 20% të popullsisë totale dhe në vetëm në 24 njësi administrative, fëmijët zinin mbi 20-27% të popullsisë totale. Ish-Komuna e Tërthores në Kukës renditet si njësia administrative me numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë totale. Të dhënat e Cens 2023 treguan se në këtë njësi administrative, 27% e banorëve ishin në 14 vjeç.

E dyta renditet njësia Administrative e Gjinajt po në Kukës, në të cilën 26.1% e banorëve ishin fëmijë, e ndjekur nga ish-Komuna Kolsh, po në Kukës, ku 25% e banorëve ishin fëmijë.

Njësitë e Administrative të Kukësit kryesojnë për raportet ende të larta të fëmijëve në raport me popullsinë në krahasim me qarqet e tjera të vendit.

Njësitë administrative, Zapod, Surroj, Fajzë, Shtiqen, Arrën, Grykë Qajë, Ujmisht, Golaj, Krumë, Bicaj, Kalis janë të gjitha pjesë e Bashkisë së Kukës dhe kanë numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë me mbi 21%, duke u renditur në krye të njësive administrative për popullsinë e re në moshë.

Edhe në këto njësi lindjet kanë rënë ndjeshëm gjatë tranzicionit, por sërish normat e lindshmërisë janë më të lartat në vend. Nga ana tjetër, këto njësi kanë edhe nivelin më të lartë të varfërisë në vend. Të dhënat e Cens 2023 për përbërjen demografike lajmërojnë se si duhet alokohen fondet publike, sidomos në arsim. Ndërsa në njësitë administrative të Jugut duhet bërë gati më shpejt infrastruktura për moshat e vjetra.

Teksa pjesa dërrmuese e banorëve në vend po shkon drejt plakjes, as pushteti vendor dhe as ai qendror nuk është duke i përshtatur politikat sociale në raport me zhvillimet demografike. Në Veri po rritet braktisja e shkollës, për shkak të mbylljes dhe përqendrimit të shkollave, ndërsa në Jug, mijëra të moshuar që vuajnë nga disa sëmundje kronike nuk marrin kujdes social./ Monitor.al

Video

? Rusia tregon muskujt bërthamorë Vetëm një ditë pasi SHBA njoftoi shtyrjen e një samiti të dytë mes presidentëve Trump dhe Putin, Kremlini organizon një stërvitje madhore ushtarake që përfshin raketa bërthamore ndërkontinentale, nëndetëse dhe bombardues strategjikë Tu-95. Videoja e publikuar tregon Putinin duke marrë raport nga Gjenerali Valery Gerasimov për një seri manovrash që simulojnë autorizimin për përdorimin e armëve bërthamore. ?? Një raketë Yars u lëshua nga Plesetsk, ndërsa një tjetër u testua nga një nëndetëse në Detin Barents. ?️ Në të njëjtën kohë, avionët Tu-95 qëlluan raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi. ? Qëllimi? Testimi i aftësive të komandës dhe sinjalizimi i fuqisë strategjike ruse. ? Ndërkohë, NATO zhvillon ushtrimet e veta bërthamore. Tensionet vazhdojnë të rriten në sfondin e luftës në Ukrainë, ndërsa diplomacia duket se po ngadalësohet.

Një incident i rëndë ndodhi të mërkurën para Parlamentit në Beograd, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri dhe shpërthim zjarri në kampin e tendave pro-qeveritare. Sipas mediave serbe, një person mbeti i plagosur, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi ngjarjen. Deputetë të opozitës pretendojnë se dikush qëlloi me armë dhe më pas i vuri flakën tendave. Policia ndërhyri menjëherë dhe po heton incidentin.

Mbreti Charles III përshëndet kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor.

Flet punonjësi i karburantit afër lokalit ku u vranë dy të rinjtë për një kafe në Manëz.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news