Sociale 2025-09-09 07:12:22 Nga VNA

Vendimi i KKTU i hap rrugë ndërtimeve në “pemëtore” dhe “ullishte” pa pemë

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i KKTU i hap rrugë ndërtimeve në

Parcelat e klasifikuara si pemëtore apo ullishte por që nuk kanë pemë dhe prodhim, mund të aktivizohen për ndërtim në projekte që miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit por paraprakisht duhet ta vërtetojnë këtë.

Një vendim i mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) në 25 gusht, nën emërtimin “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit në terren të pasurve zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte” gjatë shqyrtimit të aplikimit për lejë zhvillimi/ndërtimi në kompetencë të KKUT-së” parashikon pikërisht këtë aspekt.

Kështu pika 1 e vendimit përcakton se “për të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, në rast se projekt – propozimet shtrihen mbi pasuri me zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte”, në të cilat nga evidentimi në terren rezulton të mos ketë pemëtore, drufrutorë ose ullinj, subjekti duhet të depozitojë pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit si Sekretariat Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, dokumentacionin përkatës.

Së pari procesverbal i gjendjes faktike të sipërfaqes së tokës ullishte apo me kultura drufrutore në terren, të shoqëruar me foto të gjendjes ekzistuese, i mbajtur nga topografi, i cili deklaron se pasuria e cila është verifikuar, është e njëjta sipas dokumentit të pronësisë, dhe agronomi, i cili verifikon gjendjen faktike mbi ekzistencën ose jo të kulturave drufrutore apo ullinjve.

Procesverbali, nënshkruhet gjithashtu nga pronari i pasurisë apo përfaqësuesi i zhvilluesit të projekt propozimit. Së dyti deklaratë noteriale e përbashkët midis zhvilluesit dhe eksperti që ka hartuar procesverbalin e gjendjes faktike, të cilët deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre të plotë civile dhe penale për vërtetësinë e dokumentacionit të depozituar.

Pas depozitimit të dokumentacionit

Vendimi i KKUT përcakton se pas depozitimit të dokumentacionit bëhet edhe konfirmimi i gjendjes faktike të parcelës.

–          Për sipërfaqet deri në 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/ drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse.

–          Për sipërfaqet mbi 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/ drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse, brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse brenda 5 ditëve.

–          Për sipërfaqet deri 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka ullinj, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse, brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia е vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse brenda 5 ditëve.

–           Për sipërfaqet mbi 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka ullinj, kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse dhe specialisti përkatës i MBZHR, brenda 5 ditëve pune.

Pas konfirmimit të kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore apo Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor përkatëse Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit mund të vijojë me procedurat përkatëse për lëshimin e dokumentit të lejes së zhvillimit apo ndërtimit.

Një kopje e konfirmimit të kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore apo Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor depozitohet edhe pranë Drejtorisë përkatëse Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës./ Monitor

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news