Sociale 2025-09-10 08:49:48 Nga VNA

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatare së BE-së

Ndaje në Whatsapp
Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi

Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.

Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.

Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë. Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.

Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto. Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.

Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.

Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale. Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.

Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale. Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë. Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.

Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.

Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës ndikon në zbutjen e varfërisë. Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.

Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.

Formalizimi i tregut të punës  për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane./ Monitor.al

Video

? Rusia tregon muskujt bërthamorë Vetëm një ditë pasi SHBA njoftoi shtyrjen e një samiti të dytë mes presidentëve Trump dhe Putin, Kremlini organizon një stërvitje madhore ushtarake që përfshin raketa bërthamore ndërkontinentale, nëndetëse dhe bombardues strategjikë Tu-95. Videoja e publikuar tregon Putinin duke marrë raport nga Gjenerali Valery Gerasimov për një seri manovrash që simulojnë autorizimin për përdorimin e armëve bërthamore. ?? Një raketë Yars u lëshua nga Plesetsk, ndërsa një tjetër u testua nga një nëndetëse në Detin Barents. ?️ Në të njëjtën kohë, avionët Tu-95 qëlluan raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi. ? Qëllimi? Testimi i aftësive të komandës dhe sinjalizimi i fuqisë strategjike ruse. ? Ndërkohë, NATO zhvillon ushtrimet e veta bërthamore. Tensionet vazhdojnë të rriten në sfondin e luftës në Ukrainë, ndërsa diplomacia duket se po ngadalësohet.

Një incident i rëndë ndodhi të mërkurën para Parlamentit në Beograd, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri dhe shpërthim zjarri në kampin e tendave pro-qeveritare. Sipas mediave serbe, një person mbeti i plagosur, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi ngjarjen. Deputetë të opozitës pretendojnë se dikush qëlloi me armë dhe më pas i vuri flakën tendave. Policia ndërhyri menjëherë dhe po heton incidentin.

Mbreti Charles III përshëndet kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor.

Flet punonjësi i karburantit afër lokalit ku u vranë dy të rinjtë për një kafe në Manëz.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news