Sociale 2025-09-10 08:30:20 Nga VNA

Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë

74.6% e banorëve që jetojnë në qytetet e Shqipërisë kanë aftësi për të kërkuar, gjykuar dhe organizuar informacionin dixhital (information and data literacy skills), përqindje që bie në 69.7% për ata që jetojnë në periferi dhe arrin në nivelin më të ulët, 62.2%, për banorët e zonave rurale.

Diferenca prej mbi 12 pikë përqindje mes qytetit dhe fshatit tregon qartë hendekun urban-rural në aksesin dhe përdorimin e teknologjisë.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, mesatarja e BE-së për individët me të paktën aftësi bazë për informacionin dhe të dhënat arrin në 85.4% në qytete, 80.4% në periferi dhe 77.6% në zona rurale. Në krahasim me nivelin e BE-së, vendi ynë ndodhet dukshëm nën mesataren në të treja kategoritë, ndërsa për vendet e rajonit nuk ka të dhëna.

Në vitin 2023, 85.4% e personave të moshës 16–74 vjeç që jetonin në qytetet e BE-së kishin të paktën aftësi bazë në përdorimin e informacionit dhe të dhënave. Ky nivel ishte pak më i ulët për ata që jetonin në qytete të vogla dhe periferi (80.4%) dhe në zona rurale (77.6%).

Të dhënat tregojnë se në 22 vende të BE-së, përqindjet më të larta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion, kuptimin dhe përdorimin e të dhënave janë regjistruar në qytete. Megjithatë, në 4 vende, përqindjet më të larta janë regjistruar për ata që jetojnë në qytete të vogla dhe periferi – në Danimarkë (95.9% e popullsisë), Irlandë (94.4%), Qipro (90.4%) dhe Belgjikë (89.4%) – ndërsa në rastin e Maltës, përqindja më e lartë është regjistruar në zonat rurale (91.6%, me besueshmëri të ulët).

Ndër vendet e BE-së, Holanda ka regjistruar përqindjet më të larta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion dhe lexim të të dhënave në të tre nivelet e urbanizimit: 97.7% e banorëve të qyteteve, 97.4% e atyre që jetojnë në qytete të vogla dhe 97.1% në zona rurale.

Përveç Holandës, Finlanda (97.7%) dhe Danimarka (95.8%) kanë regjistruar gjithashtu përqindjet më të larta të banorëve të qyteteve me të paktën aftësi bazë për informacion dhe lexim të të dhënave. Nivelet më të ulëta janë regjistruar në Gjermani (77.5%), Bullgari (78.0%) dhe Itali (78.2%).

Bullgaria (66.3%), Rumania (71.7%) dhe Gjermania (72.5%) regjistruan përqindjet më të ulëta të personave me të paktën aftësi bazë për informacion, lexim, kuptimin dhe përdorimin e të dhënave dixhitale, jo vetëm në qytete të vogla dhe periferi, por edhe në zonat rurale (përkatësisht 57.7%, 64.9% dhe 71.2%).


Treguesi “information and data literacy skills” është një nën-dimension i Digital Skills Indicator (DSI) që mat aftësitë e individëve për të kërkuar, gjykuar dhe organizuar informacionin dixhital. Ai vlerësohet përmes aktiviteteve konkrete në internet apo softëare, ku kryerja e një aktiviteti tregon aftësi bazë, ndërsa më shumë aktivitete tregojnë aftësi mbi bazë. Ky tregues është pjesë e politikave digjitale të BE-së dhe ndihmon në monitorimin e objektivave për rritjen e aftësive digjitale të qytetarëve deri në vitin 2025 dhe 2030./Monitor.al

Video

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news