Sociale 2026-03-18 18:45:00 Nga VNA

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14-vjeçarja në Durrës, apeli i prindërve

Ndaje në Whatsapp
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14-vjeçarja

Një vajzë adoleshente, vetëm 14-vjeçare, nxënëse e shkollës “Qemal Mici” në Durrës është larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 18 mars.  Nëna ka thënë se vajza e mitur ka qenë në banesë deri rreth orës 05:00, ndërsa në 06:30 minuta është konstatuar mungesa e saj.

E mitura ka lënë edhe një letër në banesë, përpara se të largohej. Ajo shkruan: “Po largohem, mos më kërkoni”. Vajza nuk është paraqitur dhe nuk ka telefon, gjë e cila vështirëson kontaktin

Prindërit apelojnë për ndihmë, duke lënë edhe numrat e kontaktit, për këdo që ka informacion për adoleshenten e humbur.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news