Sociale 2026-03-18 10:41:00 Nga VNA

Mbrojtja e të dhënave personale, pas IT gjoba te turizmi dhe laboratorët mjekësorë

Ndaje në Whatsapp
Mbrojtja e të dhënave personale, pas IT gjoba te turizmi dhe

Pas kontrolleve në kompanitë e teknologjisë ë Informacionit ku Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtën e të Dhënave Personale hasi shkelje dhe vendosi disa masa administrative me vlerë mijëra euro duket se radha ka qenë e turizmit dhe klinikave.

Konkretisht vendimet e fundit të Komisionerit për gjoba i takojnë subjekteve që operojnë si agjenci turistike, struktura akomoduese dhe një laboratori mjekësor.

Për operatorin turistik Komsioneri ka vendosur masa administrative në vlerë kumulative prej 800 mijë lekësh teksa ka kërkuar që të merren masa për monitorimin me kamera.

Në vendim Komsisioneri specifikon që Kontrolluesi, të ndalojë monitorimin e punonjësve në vendin e punës përmes sistemit të survejimit CCTV, si dhe të shkatërrojë në mënyrë të parikuperueshme të dhënat “video/audio” të mbledhura për subjektet e të dhënave “punonjës”, të cilat janë përpunuar, në kundërshtim me dispozitat e neneve 6 dhe 7 të Ligjit. Në këtë kuadër të mbajë evidenca për shkatërrimin;

Ndërkohë është kërkuar që kontrolluesi, të marrë masa për publikimin dhe përditësimin e rubrikës “Politikat e Privatësisë” në faqen e internetit, në lidhje me informimin e subjekteve të të dhënave, sipas parashikimeve të ligjit.

Sa i takon vendimit tjetër që ka dalë për një strukturë akomoduese edhe në këtë rast vlera kumulative e gjobave është 800 mijë lekë. Kontrolluesit në këtë rast subjektit hoterlier i është kërkuar të marrë masa për  hartimin e rregullores “Për mbrojtjen, përpunimin, ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave personale”, duke parashikuar në të, masa konkrete teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, mënyrat e përpunimit të të dhënave, të drejtat e subjekteve të të dhënave, garantimin e konfidencialitetit etj., në funksion të aktivitetit të tij, për çdo proces përpunimi. Për masat e kërkuara Komisioneri ka kërkuar që të vihet në dijeni për plotësimin e tyre sipas afateve.

I fundit është një vendim për një gjobë 2.8 milionë lekë për një subject që ushtron akti vitet në fushën e shërbimeve diagnostike. Sipas vendimit rezulton që laboratori si kontrollues nuk ka përfshirë në kontratë detyrimet për përpunuesit me të cilit ai ka bashkëpunim.

Kontrolluesi, të marrë masa për të përfshirë në kontratën dhe/ose aneks kontratën, të nënshkruar mes kontrolluesit dhe përpunuesit, detyrimet për përcaktimin e rregullave specifike në lidhje me marrëdhënien mes palëve, në rastet e delegimit të përpunimit të të dhënave, sipas dispozitave të parashikuara.

Po kështu kontrolluesi, për shkak të natyrës së veçantë të aktivitetit që ushtron, duhet të marrë masat e nevojshme për të vlerësuar mbi certifikimin e sistemeve të menaxhimit të sigurisë së informacionit, të të dhënave personale dhe mbrojtjes së tyre, sipas parashikimeve të Udhëzimit nr. 48./Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news