Sociale 2025-12-31 11:31:00 Nga VNA

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së vërtetës dhe fotografisë

Ndaje në Whatsapp

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së

Zakonisht, në fundvit kthejmë kokën pas për të parë se çfarë ka ndodhur. Shumë gjëra humbasin në vorbullën e madhe të ngjarjeve të përditshme. Kështu ndodh edhe me ne, sidomos në një vit të vrullshëm si ky që po largohet, i zhurmshëm dhe me gjurmë që ndoshta do të na shoqërojnë për gjatë.

Ne jemi përpjekur t’ju përcjellim të vërteta, lajme dhe analiza të përditshme. Jo gjithçka ka qenë perfekte dhe jo gjithmonë ashtu siç do të kishit dashur. Sepse, siç thoshte Faik Konica, gazetaria nuk është për t’i bërë qejfin askujt, por për të thënë të vërtetën, edhe kur ajo nuk pëlqehet.

Dhe, për ta mbyllur me ngjyra dhe me kujtime, kemi zgjedhur syrin e pagabueshëm të Isa Myzyrajt. Sepse fotografitë na rikthejnë në memorie atë që shpesh e harrojmë, edhe pa dashur. Por pa memorie nuk do të arrijmë kurrë të kuptojmë çfarë kemi lënë pa bërë mirë në këtë vit që po shkon, dhe as të përpiqemi për ta bërë më mirë në 2026.

A do t’ia dalim? Tingëllon bukur si klishe, por data 31 dhjetor… le ta provojmë me fotografi.
Dhe gëzuar nga ne!

Janar – Shëngjin
Një shtetas afgan mban një cigare në dorë në Shëngjin, pak ditë pasi Donald Trump mori detyrën si President i SHBA-së dhe nisi një fushatë të ashpër kundër emigracionit, duke ndërprerë gjithashtu ndihmat për vendet e tjera.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Janar – Tiranë
Fëmijë të komunitetit rom në një lagje të varfër në fund të Bulevardit të Ri, në kontrast të fortë me rritjen marramendëse të çmimeve të apartamenteve përreth.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së

Shkurt – Prishtinë, Kosovë
Qytetarët e Kosovës votojnë më 8 shkurt 2025 në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në një proces vendimtar për të ardhmen politike të vendit.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së

Mars – Tiranë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, qindra gra dhe vajza marshojnë në rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe siguri.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Mars – Korçë / Tiranë
Mitropoliti i Korçës, Joani, zgjidhet Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë nga Sinodi i Shenjtë, pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së

Prill – Tiranë
Një murgeshë qëndron në heshtje përpara fotografisë së Papa Françesku në Ambasadën e Vatikanit në Tiranë, një ditë pas ndarjes nga jeta të Papës së parë jezuit në historinë e Kishës Katolike.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Maj – Vatikan
Një grua mbulohet për t’iu shmangur diellit dhe temperaturave ekstreme në Sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa besimtarët presin daljen e tymit të bardhë nga Kapela Sistine që simbolizon zgjedhjen e një Pape të ri.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së

Maj – Vatikan

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Dy murgesha, mes mijëra besimtarëve, përshëndesin pas zgjedhjes kreun e ri të Kishës Katolike, Papa Leo XIV.
Maj – Tiranë
Komuniteti LGBT marshon në Tiranë për të kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe njohje institucionale në shoqërinë shqiptare.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Maj – Tiranë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin në Tiranë në sheshin “Skënderbej” për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Tetor – Tiranë
Tifozët festojnë kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në Futboll për Kampionatin Botëror, në një moment historik për sportin shqiptar.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së

Tetor – Tiranë
Qindra mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat mblidhen në Tiranë për të mbështetur ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen në Hagë me akuza për krime lufte.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Nëntor – Tiranë

Opozita proteston përpara Godinës së Qeverisë, pak ditë pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi nga Parlamenti leje për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Nëntor – Lezhë
Dhjetëra shtëpi përmbyten pas reshjeve të dendura të shiut, duke nxjerrë në pah pasojat e krizës klimatike dhe mungesën e infrastrukturës mbrojtëse.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Nëntor – Tiranë
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në Kuvend, një ditë para se Gjykata e Posaçme ta pezullonte Ballukun nga detyra me kërkesë të SPAK.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Nëntor – Shqipëri
Rruga Qukës–Qafë Plloçë shembet vetëm pak javë pas inaugurimit. Projekti kishte kushtuar 260 milionë euro dhe kishte zgjatur 16 vite për t’u përfunduar.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Nëntor – Tiranë
Qindra qytetarë dhe personalitete nga e gjithë Shqipëria presin për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Dhjetor – Tiranë
Një grafit në muret e jashtme të Universitetit të Mjekësisë, si shenjë e revoltës, ironisë dhe zërit të heshtur të studentëve dhe të rinjve.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së


Dhjetor – Tiranë
Mijëra qytetarë të thirrur nga opozita protestojnë para godinës së qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një vit për t’u mbajtur mend: 2025 përmes lajmit, së

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news