Sociale 2026-03-20 07:17:00 Nga VNA

Mijëra besimtarë festojnë Fitër Bajramin, falja namazit në sheshin “Skënderbej”

Ndaje në Whatsapp
Mijëra besimtarë festojnë Fitër Bajramin, falja namazit

Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice gjatë Ramazani, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë u mblodhën në sheshin Skënderbej për të kryer ritet fetare dhe për të falur Namazin e Bajramit. Fitër Bajrami është festa që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Emri lidhet me traditën e dhënies së lëmoshës para ditës së Bajramit, një akt solidariteti me familjet në nevojë, në mënyrë që festa të kremtohet nga të gjithë.

Pas 30 ditësh agjërimi, lutjeje, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror, besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën shënojnë sot një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam.

Në përfundim të ceremonisë, kreu i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahia, përcolli edhe mesazhin e tij për besimtarët. Ai e fokusoi urimin te paqja dhe solidariteti, duke theksuar se lutjet shkojnë për të gjithë ata që vuajnë nga luftërat, për fëmijët që rriten mes frikës dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news