Sociale 2026-04-05 08:08:00 Nga VNA

“Krishti u ringjall, mos kini frikë!” – Mesazhi i Pashkëve nga Katedralja “Shën Pali”

Ndaje në Whatsapp
“Krishti u ringjall, mos kini frikë!” – Mesazhi i

Në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë, qindra besimtarë katolikë morën pjesë në meshën solemne të mesnatës për të kremtuar Ringjalljen e Krishtit, festën më të shenjtë të kalendarit katolik.

Mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, i cili theksoi rëndësinë e kësaj nate të shenjtë dhe përvojën shpirtërore që ajo përfaqëson.

“Kjo vigjilje është përvoja që njerëzimi priste që nga largimi prej Edenit. Pashka vlen për të gjithë, edhe për të dashurit që na kanë paraprirë në jetën e pasosur.”, u shpreh ai.

Në mesazhin e tij, Arqipeshkvi uroi besimtarët për Pashkë të mbara, duke i bërë thirrje familjeve dhe shoqërisë për një rilindje të brendshme:

“Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt, në familjet tona, në çdo të ri e të re shqiptare. Me Zotin, çdo shpresë e vdekur ringjallet dhe merr jetë me dritë e entuziazëm.”

Ai nënvizoi se përfundimi i vigjiljes shënon fillimin e një dite të re, simbolikë e ringjalljes dhe shpresës për njerëzimin. Imzot Dodaj kujtoi lutjet e heshtura, Udhën e Kryqit dhe rëndësinë e reflektimit e sakrificës në këtë periudhë.

Në fjalën e tij, nuk mungoi as një thirrje për paqe, mes konflikteve dhe luftrave që prekin botën:

“Lutemi që paqja dhe drita hyjnore të mbizotërojnë mbi errësirën.” Në mbyllje të meshës së Pashkëve, Arqipeshkvi pagëzoi disa besimtarë, një rit që simbolizon fillimin e një jete të re në besim, duke e bërë këtë mbrëmje edhe më domethënëse për komunitetin katolik.

“Krishti u ringjall. Mos kini frikë! U ringjall siç kishte thënë.” Ky ishte mesazhi që përshkoi meshën solemne të mesnatës në Katedralja “Shën Pali”, ku qindra besimtarë katolikë u mblodhën për të kremtuar festën më të rëndësishme të besimit të tyre.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news