Sociale 2026-04-02 11:26:00 Nga VNA

Kriza e strehimit, qiratë prekin majat historike, Banka e Shqipërisë “shtrëngon” frenat e kredive

Ndaje në Whatsapp

Të jetosh me qira në Shqipëri është shndërruar në një sfidë financiare të paprecedentë. Raporti Vjetor 2025 i Bankës së Shqipërisë analizuar nga VNA, konfirmon se kostot e strehimit jo vetëm që po rriten, por janë bërë faktori kryesor që po mban lart inflacionin në vend, duke gërryer xhepat e konsumatorëve.

Qiratë në nivele rekord
Sipas autoritetit monetar, viti që lamë pas shënoi një kthesë alarmante. Banka thekson se "zhvillimi më i spikatur i vitit 2025 ishte rritja e inflacionit të qirave", i cili në muajin dhjetor arriti në 7.7%, duke shënuar kështu "vlerat maksimale historike" thuhet në raport.
Ky shtrenjtim galopant nuk është i rastësishëm. Banka e Shqipërisë shpjegon se presionet mbi çmimet erdhën nga "rritja e kërkesës për banesa me qira dhe oferta e kufizuar për qira afatgjata", e ndikuar ndjeshëm edhe nga rritja e pandalshme e çmimeve të shitjes së banesave në vend.

Investimet e huaja dhe "ethet" e pasurive të paluajtshme
Ndërsa qytetarët vuajnë rritjen e kostove, sektori i pasurive të paluajtshme po thith pjesën më të madhe të kapitalit. Raporti bën të ditur se rreth 1/3 e totalit të Investimeve të Huaja Direkte u përqendruan pikërisht te pronat.
Paralelisht, oreksi për borxh mbetet i lartë: kërkesa për kredi hipotekare u rrit me 17.5% gjatë vitit 2025, duke e kthyer këtë treg në një "zonë të nxehtë" rreziku për stabilitetin financiar.

Ndërhyrja emergjente e Bankës
Për të parandaluar një flluskë të mundshme dhe për të mbrojtur familjet nga mbingarkesa me borxhe, Banka e Shqipërisë ka vendosur rregulla të rrepta "të kuqe":
• Për blerjen e banesës së parë, bankat nuk mund të japin kredi më shumë se 85% të vlerës së pronës.
• Shuma që një qytetar paguan çdo muaj për borxhin nuk duhet të kalojë 40% të të ardhurave të tij mujore.
Ky raport dëshmon se strehimi po kthehet në një luks, ku mes investimeve të huaja dhe kërkesës së lartë, familjet e thjeshta shqiptare po gjenden gjithnjë e më shumë të përjashtuara nga tregu.

Kriza e strehimit, qiratë prekin majat historike, Banka e

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news