Sociale 2026-03-11 10:36:00 Nga VNA

Banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK, hedhin vezë ndaj godinës

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK, hedhin vezë ndaj

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë zhvendosur sot protestën e tyre para zyrave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti në pronat që ata pretendojnë se u përkasin me dokumentacion të rregullt.

Në shenjë revolte, disa prej protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të godinës së SPAK, ndërsa kanë bërë thirrje për drejtësi dhe ndërhyrje të institucioneve shtetërore.

Protesta vjen pas disa ditësh kundërshtimesh në zonën ku po zhvillohet projekti i resortit. Më herët, banorët janë përplasur me policinë dhe kanë pasur konflikte edhe me përfaqësues të palëve private që pretendojnë pronësinë mbi tokën ku po ndërtohet.

Banorët kërkojnë ndërprerjen e punimeve dhe zgjidhjen e çështjes sipas ligjit, duke i bërë thirrje SPAK dhe institucioneve përgjegjëse që të hetojnë situatën dhe të ndërhyjnë për të sqaruar pronësinë mbi tokën.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news