Politika 2026-02-26 20:31:00 Nga VNA

Nga kabineti i Ballukut në krye të mbrojtjes. Ermal Nufi, emri i panjohur që merr një post strategjik

Ndaje në Whatsapp
Nga kabineti i Ballukut në krye të mbrojtjes. Ermal Nufi, emri i

Një figurë thuajse e panjohur për publikun ka marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Erman Nufi, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të kabinetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, është emëruar ministër i ri i Mbrojtjes.

Nufi nuk ka pasur profil publik politik apo ekspozim të drejtpërdrejtë në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Karriera e tij është lidhur kryesisht me strukturën e kabinetit të Ballukut, ku ka shërbyer si një nga bashkëpunëtorët më të afërt administrativë të saj.

Emërimi i tij në krye të një prej dikastereve më të ndjeshme – në një kohë kur çështjet e sigurisë rajonale dhe angazhimet në kuadër të NATO-s kërkojnë profil të fortë politik dhe profesional – ka ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes.

Në qarqe politike, zgjedhja e Nufit lexohet si vazhdim i konsolidimit të një rrethi të ngushtë besimi rreth Ballukut. Fakti që ai ka qenë drejtor kabineti i saj shihet si elementi kyç që i ka hapur rrugën drejt postit të ri.

Deri tani nuk ka një prezantim të detajuar publik të vizionit apo prioriteteve të ministrit të ri për sektorin e mbrojtjes. Megjithatë, emërimi i tij shënon një lëvizje që forcon më tej ndikimin e Ballukut brenda arkitekturës qeveritare, duke e shtrirë atë edhe në një ministri strategjike si ajo e Mbrojtjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news