Politika 2026-02-26 16:16:00 Nga VNA

Në javën e tretë të protestës, PD shkon në mbështetje të banorëve të Rrojllit

Ndaje në Whatsapp

Në javën e tretë të protestës, PD shkon në

Në javën e tretë të protestës së banorëve të Rrojllit, Partia Demokratike është shfaqur në mbështetje të tyre. Dy deputetë të PD-së, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, ishin prezent sot në protestën e radhës kundër resortit të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Prania e dy përfaqësuesve demokratë vjen pasi media herë pas here ka ngritur pikëpyetje për mungesën e mbështetjes së opozitës më të madhe ndaj banorëve. Në fillim, Sali Berisha e justifikoi mungesën duke thënë se PD nuk kishte verifikuar dokumentet mbi të cilat bazohen pretendimet e tyre, ndërsa në konferencën e tre ditëve më parë theksoi se partia nuk mund të jetë e pranishme në çdo protestë.

Megjithatë, një fjalë popullore thotë: “më mirë vonë sesa kurrë”.

Kujtojmë se edhe protesta e sotme u shoqërua me përplasje mes policisë dhe banorëve, të cilët pretendojnë se po u vidhen pronat. Ata janë shprehur se ndaj tyre është ushtruar dhunë edhe nga punonjës të sigurisë private, ndërsa akuzojnë shtetin se po mbron “zaptuesit e pronave”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news