Politika 2026-03-10 17:18:00 Nga VNA

Delina Ibrahimaj zbulon “Dritaren e Vetme”. Revolucioni i radhës që premton të zhdukë burokracinë… me një platformë tjetër

Ndaje në Whatsapp
Delina Ibrahimaj zbulon “Dritaren e Vetme”. Revolucioni i

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në prezantimin e nismës për Dritaren e Vetme Kombëtare për Doganat (National Single Window), një platformë digjitale që sipas qeverisë do të ulë burokracinë, do të përshpejtojë procedurat e import-eksportit dhe do ta afrojë Shqipërinë me standardet e Bashkimit Europian.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi rëndësinë strategjike të këtij projekti për biznesin dhe për integrimin europian të vendit, duke deklaruar se kjo platformë “revolucionarizon mënyrën se si bizneset shqiptare kryejnë tregti”, përmes digjitalizimit të procedurave dhe reduktimit të burokracisë.

Natyrisht, në Shqipëri fjala “revolucion digjital” përdoret me një lehtësi të admirueshme. Çdo platformë e re është një revolucion, çdo portal është një hap historik dhe çdo prezantim premton se më në fund është gjetur “drita në fund të tunelit”.

Problemi është se, në shumë raste, tuneli rezulton të jetë shumë më i gjatë se sa parashikojnë prezantimet. Dhe ndonjëherë, drita që shfaqet në fund të tij nuk është domosdoshmërisht ajo e transparencës, por ajo e një tjetër sistemi që duhet mirëmbajtur, tenderuar dhe “përmirësuar” pafundësisht.

Kështu që bizneset shqiptare, të cilat prej vitesh jetojnë mes platformave që hapen, bllokohen dhe rilindin në versione të reja, e presin me interes “Dritaren e Vetme”. Jo aq për revolucionin që premton, sa për të parë nëse kjo dritare do të hapet vërtet për të ulur burokracinë… apo thjesht për të ndriçuar edhe pak tunelin e gjatë të korrupsionit administrativ që e shoqëron atë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news