Politika 2026-02-07 12:21:00 Nga VNA

Berisha sulmon Gjykatën për Ballukun, por shmang emrat e 4 gjyqtarëve që ai i konsideron pro saj, pse kjo heshtje?

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon Gjykatën për Ballukun, por shmang emrat e 4

Në një komunikim me ndjekësit e tij në Facebook, Sali Berisha reagoi ashpër pas ndarjes 4 me 4 në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut, duke pretenduar se kërkesa e Edi Ramës “përfundoi në koshin e plehrave” dhe se katër gjyqtarë treguan guxim institucional.

Berisha e cilësoi kërkesën e kryeministrit si një tentativë për “grusht shteti kushtetues” ndaj shqiptarëve dhe akuzoi Gjykatën Kushtetuese se me zvarritjen dy mujore i dha Ballukut kohë për të “falsifikuar dokumente”.

Por përtej retorikës së fortë, deklarata e tij la në pah një paradoks të dukshëm politik.

Ndryshe nga praktika e tij e zakonshme ku ai përmend me emër, mbiemër dhe funksion pothuaj çdo gjyqtar e prokuror që kritikon, këtë herë Berisha nuk i përmendi emrat e katër gjyqtarëve që votuan në favor të Ballukut.

Ai u mjaftua vetëm me një pyetje retorike drejtuar publikut:

“Emrat e katër gjyqtarëve të Ballukut nuk i thotë askush. Jo për gjë, por në raste të tjera politika i merr me radhë gjeneralitetet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.”

Në fakt, as vetë Berisha nuk i tha emrat.

Kjo shmangie bie në kontrast të plotë me stilin e tij politik, pasi në shumë raste të tjera ai ka përmendur publikisht dhe drejtpërdrejt emra gjyqtarësh e prokurorësh, duke i akuzuar, etiketuar apo ekspozuar.

Mbetet e paqartë pse në këtë rast ai zgjodhi të mos i identifikojë katër gjyqtarët që, sipas tij, votuan pro Ballukut duke e lënë çështjen në nivel insinuate dhe jo denoncimi konkret.

Në mbyllje të komunikimit, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të opozitës që të “shumëfishojnë energjitë” në betejën për drejtësinë, duke e paraqitur ndarjen 4 me 4 si provë se presioni publik mbetet vendimtar.

Kjo qasje e pazakontë për Sali Berishën, në fakt, demaskon edhe qëndrimin real të tij karshi drejtësisë. Ai në fakt duket jo aq shumë i gëzuar nga ky vendim. Në analizë të fundit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk bëri gjë tjetër, veçse nuk lejoi që SPAK-ut t’i vendoseshin pengesa në punën e tij për goditjen e korrupsionit të politikanëve të djeshëm dhe të sotëm. Është një vendim pra që e nxjerr sot SPAK-un më të fortë se dje. Dhe njëri prej atyre që e godet përditë SPAK-un, sepse nuk e do atë të fortë dhe të papërkulur përveç Edi Ramës është vetë Sali Berisha. Ndaj ky është edhe çelësi i leximit se pse Sali Berishës i është mbyllur goja.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news