Politika 2025-11-09 18:54:00 Nga VNA

Asim Vokshi: Sulme të paligjshme dhe shpifje për të njollosur zgjedhjen time në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Asim Vokshi: Sulme të paligjshme dhe shpifje për të njollosur

Anëtari i zgjedhur i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, ka reaguar ashpër pas një publikimi të Top Channel, të cilin e cilëson “fake news” dhe të motivuar nga interesa të paligjshme që synojnë të njollosin procesin e tij të përzgjedhjes.

Në reagimin e tij publik, Vokshi shkruan:

“Fake news si ky nuk kisha parë ndonjëherë. Siç duket paska interesa të forta të paligjshme që duan të njollosin procedurën dhe produktin ligjor që prodhoi gara për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.”

Ai thekson se ka heshtur deri tani, pasi ka besuar dhe beson ende tek procedurat ligjore, por sipas tij, ajo që është publikuar “jo vetëm që përbën një ‘lajm’ fals, haluçinant dhe përbaltës, por edhe nxjerr në pah interesat malinje që i janë kundërvënë këtij procesi korrekt”.

Vokshi shprehet se përbuz me neveri shpifjet dhe do të ndjekë çdo procedurë ligjore për t’i hedhur poshtë ato:

“Ideja se shpif e shpif se diçka mbetet është e vjetër sa vetë jeta, por i përbuz me neveri këto shpifje dhe u siguroj se do ndjek çdo procedurë ligjore për të zhdukur këto diarrea shpifjesh, që më trishton së tepërmi ta shoh të derdhet në një televizion kombëtar, për të cilin kisha besimin deri më sot, që do kishte të paktën minimumin e etikës gazetareske, para se të hidhte në mejhane të tilla shpifje përbaltëse.”

Në fund të reagimit, gjyqtari i zgjedhur i Gjykatës Kushtetuese shprehet:

“Më vjen vërtet keq që shkoi puna deri këtu…”

Reagimi i Vokshit vjen pas një raportimi të Top Channel që ngrinte dyshime mbi procedurat e ndjekura për zgjedhjen e tij në Gjykatën Kushtetuese.

 

Video

“Në Kullën e Londrës janë arrestuar katër aktivistë të grupit Take Back Power, të cilët këtë mëngjes hodhën ëmbëlsirë me mollë dhe krem pastiçerie mbi një vitrinë që ekspozonte Kurorën Mbretërore".

Të paktën 15 persona kanë mbetur viktima pasi një individ hyri ne shpejtësi me automjet mes turmës, ndërkohë që vendi po përgatitet për festimet e Krishtlindjeve në Sainte-Anne, Guadeloupe, Karaibe.

Barbulloja nën ujë, rrëfimi i banorit, si ju zhdukën në pak orë mundi 10 vjeçar Videocredits: Faktoje

Agim Agushi zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness! Agim Agushi ka marrë certifikatën zyrtare të Guinness World Records, duke konfirmuar rekordin e tij unik të vendosur më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë ceremonisë së çeljes së sezonit turistik. Gjatë performancës mbresëlënëse, Agushi xhongloi me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi – një sfidë që kërkon aftësi të jashtëzakonshme, durim dhe talent të veçantë. Rekordi u verifikua nga përfaqësuesit e Guinness World Records dhe tani është pjesë e historisë botërore. Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë ishin dëshmitarë të këtij momenti historik që vendos Himarën në hartën e rekordeve globale.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news