Politika 2025-11-09 08:42:00 Nga VNA

Zgjedhje të pjesshme sa për sy e faqe. Qeveria në garë me veten, opozita me “pushime”

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhje të pjesshme sa për sy e faqe. Qeveria në garë me

Sot, më 9 nëntor, qytetarët e pesë bashkive të vendit — Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë — i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive të tyre.

Në total janë 334.539 zgjedhës me të drejtë vote, por vështirë se shqiptarët do të angazhohen në këto zgjedhje ku fituesit duken të paracaktuar. Edi Rama bëri thirrje që në mëngjes që votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre, ndërsa nga selia e PD-së nuk ka asnjë reagim prej ditësh për këtë proces. Partia më e madhe në opozitë nuk ka regjistruar asnjë kandidat të sajin, ndërsa Berisha ka deklaruar se opozita do të mbështesë kandidatë të pavarur — gjë që me gjasë është një e pavërtetë e madhe, duke parë se sot populli opozitar në pesë bashki nuk ka asnjë lloj përfaqësimi.

Me 300 mijë votues, PD kishte sot shansin të provonte forcën e saj përballë një qeverie të gërryer nga skandalet. Pavarësisht pretendimeve të saj për “masakër elektorale”, PD ose duhet të ishte përfaqësuar denjësisht me kandidatë në këto zgjedhje, ose të kishte deklaruar hapur bojkotin e tyre. Përndryshe, duke qëndruar si fasadë e mazhorancës, sot PD me heshtjen e saj thjesht noterizon një garë me fitues të paracaktuar në zyrën e Edi Ramës.

Vështirë të kuptohet se ç’kuptim ka të shkosh në një parlament monist, ku nuk ke të drejtë as të debatosh për programin e qeverisë, të marrësh pjesë në komisione të përbashkëta parlamentare me PS-në për “reforma” që s’kanë funksionuar kurrë, dhe njëkohësisht të bojkotosh zgjedhjet e pjesshme lokale, duke lënë mijëra qytetarë të zhgënjyer nga mazhoranca pa përfaqësim.

Busulla e humbur politike e PD tashmë qartas ka humbur kontaktin me realitetin, me të vërtetën dhe me qytetarët e thjeshtë — duke u kthyer thjesht në një orientuese për interesat e atyre që duan një karrige deputeti në opozitë, apo një dritare e ballkon nga ku të ankohen për qeverinë, me shpresën se ajo do t’i mbajë të emëruar si “opozitarë”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news