Politika 2026-02-17 11:36:00 Nga VNA

17 shkurti si dita e dytë e pavarësisë. Një thirrje për kujtesë historike dhe reflektim kombëtar

Ndaje në Whatsapp
17 shkurti si dita e dytë e pavarësisë. Një thirrje për

Shqiptarët, fati i keq historik, por edhe pafuqia e pavendosmëria e tyre, i ka copëzuar në 6 shtete. Shpallja e pavarësisë në 28 nëntor 1912, qe një akt që nuk u shndërrua në pavarësim të të gjithë territoreve. Megjithatë, ideja e një kombi dhe territori nuk u shua, pavarësisht se ishte e dobët. Pas ’44 kjo ide u dobësua edhe më shumë në kufijtë e Shqipërisë londineze, nën procesin e formimit të njeriut të ri. Territoret e mbetura jashtë kufijve londinezë e mbajtën gjallë atë si një burim force dhe shprese. Sot kemi edhe një ditë të dytë pavarësie për shqiptarët, 17 shkurt 2008, kur u krye akti i shpalljes së pavarësisë që u njoh nga faktori ndërkombëtar (një e tillë ishte shpallur edhe më 2 korrik 1990). Nuk e dimë se pas sa kohësh do të kemi të tjera data pavarësimi për territoret shqiptare dhe konvergimin e tyre në një datë të vetme. Por deri sa të vijë ajo ditë, Shqipëria londineze ka për detyrë të jetë përkrahëse e proceseve shqiptaro-forcuese. Le ta nisë këtë duke e shpallur 17 shkurtin ditë feste dhe aktivitetesh historike. Le ta quajmë dita e përkujtimit të historisë së shqiptarëve. Nuk e zbeh festën e Kosovës ky akt. Përkundrazi, i jep më shumë jehonë. Dikush në Kuvend a Qeveri duhet të jetë minimalisht kaq atdhetar sa ta shtrojë këtë kërkesë. Të shohim a do të kemi një dikë të tillë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news