Opinion 2026-03-16 17:11:00 Nga VNA

At Edi Rama's table

Ndaje në Whatsapp
At Edi Rama's table

By Klajd Bylyku

A week ago, Edi Rama promoted his book "At the Moon's Table", which, as can be understood from the afterword and the promotion ceremony, consists of a group of speeches given at various iftars over the years. For someone who knows the Albanian public space well and the sometimes tense and sometimes strained relationship of our state with Islam, such an event cannot fail to impress.

It must be admitted that at the beginning of time, Albanian Muslims have never advanced so far in the El Dorado of their acceptance by the political establishment. Such events, with prime ministers of the typology of Nano and Berisha, were unimaginable. In the sixteen years of the Socialist Party's government from 1997 and the Democratic Party until 2013, with the relevant exceptions, the situation of Albanian Muslims has not been good at all. Their stigmatization and viewing them as second-class citizens is a statement of an undeniable state of affairs.

Until Berisha, who is the prime minister and perhaps the last modern politician, the presence of Muslims in society and the international aspirations of “political Islam” were issues that our elites knew needed solutions. But more than an open and honest discussion about what Muslims are and what they want, what we need them for and why they think differently about a number of issues than we do, the relationship that Albanian politics and media built with them was that of a mandatory détente, given that, after all, Islam is part of the historical heritage of this people and, therefore, cannot be erased with the drop of a pen.

This exclusionary and isolating behavior was also reflected in the behavior of Muslims themselves, who, over the years, often unconsciously, gave priority to a non-national identity, since the local one had less and less space for them. The conflicts in Chechnya, Bosnia, Afghanistan, Iraq and Syria and the spiritual and identity connection that Albanian Muslims had with the populations of these countries, especially in light of September 11, produced a popular hostility towards them. Labels such as jihadist, Chechen, terrorist, Arab, Turkish, extremist, beyond the original linguistic meaning, we know what they are intended for. The question of what is more important to them, nation or religion, has gained its weight thanks to this very perspective.

But in the last decade, we see that the situation has changed significantly. An exception to this rule was, for example, his first appearance on the show “Opinion” in his capacity as Prime Minister, when, while explaining the selection of the newly appointed directors to head the country’s main directorates, Rama was asked by Fevziu why he had chosen Briseida Shehaj as the director of Taxes, who had posted several photos from the beach on Facebook. The answer came through a question: “Why, shouldn’t we have put someone wearing a veil there? Shouldn’t she have been wearing a veil?”

The use of the pejorative term “ferexhe,” which in Albanian is known as an essential part of the dress code of honorable Muslim ladies and gentlemen of this country, was clearly intentional. But more than not repeating such episodes and softening the language in relation to Muslims, perhaps Edi Rama’s greatest achievement is the direct use of the Name of the God of Muslims, Allah.

Religion in general and the name of God in particular were not at all part of the language of the former socialist prime ministers, Nano, Majko and Meta. Then, Berisha, the prime minister, repeated what he had done as president: He mentioned the Name of the Creator in the Albanian form of God. The big change happened thanks to Edi Rama, because Albanian Muslims began to hear the Name of Allah no longer only in mosques or private conversations with each other, but also in parliament or the media, articulated by the sheriff of the Executive himself.

The increasing presence of the Islamic veil in the directorates, municipal councilors and candidates for deputies by the Socialist Party, in addition to the direct citation of the Quran and the Prophet himself by Rama, not only during iftars but also on political panels, complete a completely different panorama from the rejectionist climate of the 2000s, which is also reflected in the book. Regarding this, in his afterword, Dr. Besnik Sinani writes: “In them we find, from one speech to another, the presentation of a transformative vision on the relationship between state and religion in Albania, and with regard to Islam.” “The vision we find in these speeches is indicative of a moment of political maturity of Albanians: the presence of Muslims in society is not justified, but celebrated. A girl who happens to walk the streets wearing a headscarf is no longer being treated as an ‘enemy of the people who wants to turn Tirana into Tehran’, but is invited to the table.”

The essential difference that is becoming increasingly clear between Rama and previous prime ministers lies especially in their conception of God. If the use of His Name, in its Albanian form, was easily seen as something done for capital or a political slogan, as is, for example, very important for the Republican Party, Rama's mention of the Name of Allah has plunged Albanian Muslims into a crisis, exciting a part of them and making them believe that things are finally going in the right direction.

This is reinforced by several other statements, in which he has stated that he is a Muslim leader, or that if entering the European Union means disrespecting Muslims, then we don't need something like that at all. But is the Allah that Rama mentions the same as the one Muslims know? For the latter, this may sound like a ridiculous question, but there is no doubt that it is not at all, because Rama's Allah is not the same as the God worshipped by them.

To the pre-revelation Arabs in general, that is, those of the seventh century CE, and the Quraysh of Mecca in particular, Allah was the God who had created everything and was in control of the affairs of the universe, the fates of people, and the course of existence. The seemingly insignificant but at the same time devastating difference is that He was not the Only God. The pantheon of the Quraysh's idolatrous theology, composed of hundreds of gods, was not replaced by the Allah of the Quran, but that Allah, as the Quraysh conceived him, in the light of the Quranic revelation, was no longer the strongest and most important God to whom others were subordinate, but the Only God, Who needed no helper in the creation of the universe, its course, and the determination of human destinies.

We know very well that in the Quran they testify to his creative ability, but when asked about the reasons why they worshipped other gods along with him, the answer was that this was not done for the sake of their direct glorification, but in the capacity of an intermediary veneration that, in any case, would bring them closer to Allah alone. The difference, however insignificant it may seem, is as devastating, because it is about nothing less and nothing more, but about the only sin, crime and injustice that Allah described in the Quran never forgives, which is the substitution, exchange or alternation of the worship of Allah with that of other gods.

In this sense, Hubal, Manat, Lata, Uzza and hundreds of gods/idols/deities that the Arabs of the Peninsula knew and worshipped are described by the Quran only as linguistic names without any ontological existence, as folkloric products of man's need to get closer to the True God, or as an urgent and guilty need for a tangible, immediate and individual relationship with the undefined divinity, which was realized through touching the respective idol, offering sacrifices and physically caring for it.

Në përshkrimet që Ai i bën Vetes nëpërmjet Fjalës së Tij në Kur’an, ekzistencën e njëmendtë, vlerën, nevojën dhe rëndësinë e tyre Allahu e bën hi me arsyetime, argumentime, metafora dhe silogjizma të njëpasnjëshme, të cilat që të gjitha konvergojnë tek e vërteta e të gjitha shpalljeve dhe e të gjithë profetëve, se nëse midis Allahut Krijues dhe të gjitha krijesave ka një dallim thelbësor, atëherë edhe i gjithë adhurimi duhet t’i përkasë vetëm Atij dhe askujt e asgjëje tjetër, përfshirë dhe asgjësimin e zotave të rremë që njerëzit i përshkruajnë pa të drejtë si entitete të përcaktuara nga vetë Ai, për të shërbyer si ndërmjetësues të marrëdhënies së kërkuar që duhet ndërtuar midis Tij dhe njerëzve.

Thënë ndryshe, ai i cili adhuron Allahun në përputhje me atë që Kur’ani dikton, nuk i bindet dhe robërohet asnjë zoti/idhulli/hyjnie tjetër, ngase përndryshe do të ushqente në raport me Krijuesin të njëjtin besim me atë të arabëve të përpara shpalljes. Ky është ekzaktësisht edhe besimi i Edi Ramës, ndaj myslimanët duhet ta dinë se Allahu që ai përmend, paçka se nominalisht i njëjti, nuk është Ai që ata madhërojnë, sepse Paraja, Pushteti, Netanjahu, Evropianizmi, që janë disa nga idhujt në të cilët ai beson, e zhbëjnë pa asnjë mëdyshje shenjtërinë e Allahut; kështu, nëse ceremonialisht ai është një katolik, siç vetidentifikohet, fenomenologjikisht është një idhujtar, sepse karakteristika kryesore që ka zhvilluar dhe përsosur ndër vite është pikërisht rritja e virtuozitetit nëpërmjet të cilit ai ndërkëmben besnikërinë ndaj idhujve në të cilët beson. Kjo premisë na ndihmon që ta kuptojmë më qartë se çfarë do të themi në vijim.

Një tjetër dallim i fortë që ekziston midis Edi Ramës dhe kryeministrave të mëparshëm është se, nëse këta të fundit me myslimanët në rastin më të keq janë sjellë me armiqësi dhe në atë më të mirë me mosrespekt, Edi Rama është përherë e më shumë ftues dhe mikpritës. Me sa dimë dhe kuptojmë, kjo ka të bëjë me mënyrën se si ai ka zgjedhur të zbatojë laicizmin e shtetit shqiptar. Nëse për Berishën feja kishte një rëndësi të posaçme shpirtërore, për aq kohë sa praktikuesit e saj e kishin të qartë vijën ndarëse me laicitetin e politikës, institucionet shtetërore, shkollën dhe sferën publike në përgjithësi, për Ramën feja është një përbërëse e rëndësishme e larmisë së diversiteteve shoqërore.

Nëse për Berishën feja ishte një dukuri e huaj, e cila ka dobinë e saj në edukimin individual të banorëve të shoqërisë, por që nuk duhej të guxonte kurrë ta kapërcente pragun e privates e të mpleksej me hartimin e ligjeve, formën e institucioneve dhe punët e politikës, për Ramën ajo shndërrohet në një burim të rëndësishëm të zgjerimit të së ndryshmes, në një nuancë të nevojshme në funksion të manifestimit të së çuditshmes dhe në një formë të re të përjashtësimit të së brendshmes në marrëdhënie me të tjerët, në përputhje me parimin se diversiteti bashkon.

Por mbi të gjitha, nëse për Berishën myslimanët ishin pjesë e shoqërisë dhe mjaftonte që t’u vije kufinin te thana, të mos ndërhynin ku nuk duhej dhe të respektonin ligjet, për Ramën kjo masë shoqërore ekzotike që nuk shkon në plazh, urren Perëndimin dhe lumturinë e lidh vetëm me Sheriatin, ia vlen të njihet e të shihet se si mund të hyjë në punë. Dhe e dimë se, përtej shembullit në fjalë, kjo mënyrë të menduari dhe vepruari është një ndër diferencat kryesore se si dy kryeministrat në fjalë kanë qeverisur.

Dobësimi dhe shkatërrimi me çdo kusht i opozitës, poshtërimi dhe dëmtimi i vazhdueshëm i medias, blerja dhe instrumentalizimi i ndërkombëtarëve, përdorimi i administratës në zgjedhje, goditja apo përkrahja selektive e biznesit, është një modus operandi që Edi Ramën e ka karakterizuar që në fillim, por që në dekadën e fundit është përsosur në nivele të pambërritshme. Në dritën e kësaj, ajo që ai bën me myslimanët, në metodë, është orientalizëm i pastër.

Duke qenë se Shqipëria e sotme postmodernizohet gjithnjë e më shumë, pjesërisht për shkak të frymës së përgjithshme të kohës, e pjesërisht për shkak të mënyrës se si qeveriset, Edi Rama është duke dhënë kontributin e tij të çmuar në zbehjen e diferencave ideologjike, doktrinare dhe kulturore midis grupeve të shoqërisë shqiptare. Alternimi që ai u bën idhujve të vet në përdorimin e tyre publik është në përputhje të plotë me këtë.

Për shembull, një muaj më parë, në sytë e të gjithë botës, ai ishte në Parlamentin e Izraelit. Akrobacitë e turpshme që bëri atje, duke shfaqur të gjithë përkrahjen e mundshme morale ndaj një qeverie kriminale, bie plotësisht ndesh me besimin e përgjithshëm të pjesës dërrmuese të shqiptarëve, të cilët besojnë se ajo çfarë ndodhi në Gaza për dy vite me radhë nuk ishte asgjë më pak sesa një genocid. Në të folmen e Elbasanit, një performancë e tillë quhet një sjellje prej lafaraku. Një muaj më vonë ai promovon librin për të cilin jemi duke diskutuar, ku, në kontekstin shqiptar, myslimanët nuk janë më njerëz të dorës së dytë, por qytetarë që gëzojnë të drejta të barabarta me të tjerët.

Tani, në dukje, kjo mund të tingëllojë një arritje e konsiderueshme, duke pasur parasysh trajtimin e tyre të dikurshëm, por ky barazim vjen përmes një kushti: që fenë e tyre, xhamitë e tyre, iftarin e tyre, ata nuk duhet t’i kenë më vetëm për veten, por edhe për të tjerët. Nëse përpiqemi ta themi tjetërsoj, me myslimanët shqiptarë Edi Rama ka filluar të bëjë laicizëm brenda laicizmit, sepse nuk i del që ata të besojnë sipas dëshirës së tyre dhe këtë të drejtë ta gëzojnë të njohur nga e gjithë shoqëria, por përpiqet me çdo kusht që besimi i tyre të ketë atë formë dhe atë përmbajtje që të mos t’i rrezikojë, as edhe në perspektivë, si në metodë ashtu dhe në praktikë, pushtetin e padiskutueshëm që gëzon.

Në këtë kuptim, atë që Dr. Sinani e quan vizioni i Ramës për vendin dhe marrëdhënien që feja do të ketë tani e tutje me shtetin, nëse do ta shprehnim me një fjali hollivudiane, nuk do të ishte ndonjë gjë më e thellë sesa: “The game is over, nobody gets hurt, we are all friends.” Përpara vizionarit të madh, Pirro Misha mund të jetë ndjerë i tradhtuar, sepse mund të ketë menduar se i gjithë helmi i prodhuar ndër vite kundër myslimanëve shqiptarë tani i shkon dëm. Njësoj edhe Pëllumb Xhufi, që pas gjithë manipulimeve dhe të pavërtetave që ka thënë për historinë osmane, konvertimin e shqiptarëve me forcë dhe marrëdhënien e tyre me Islamin, tani dëgjon vizionarin të shprehet për nevojën e rikthimit të vëmendjes së merituar drejt artit islam në Shqipëri, siç do të kemi edhe muzeun Besa, që do t’i bëjë jehonë marrëdhënies sonë me hebrenjtë dhe që do të sjellë në jetën tonë edhe kulturën bashkëkohore hebraike, duke qenë i kujdesshëm që edhe brenda së njëjtës fjali të mos lërë pa i përmendur miqtë izraelitë.

Këtë aftësi për të kërcyer nga njëra shenjtëri (e rreme) në tjetrën (po aq të rreme), duke na dhënë përshtypjen (e vërtetë) se promovimi i perspektivave të kundërta nuk i prish asnjë punë, Dr. Sinani kryeministrit ia njeh si vizionin shpëtimtar për Islamin shqiptar. Ai shprehet se Edi Rama shënon kalimin nga laicizmi francez drejt sekularizmit anglo-sakson, proces i mishëruar nga këmbëngulja e tij për ta orientuar ligjërimin publik drejt tejkalimit të ngërçit që paraqet përplasja e shtetit me fenë, gjë që prodhon një përfaqësim të normalizuar të myslimanëve në sferën publike.

Në pasthënie lexojmë: “Në disa prej përshëndetjeve në tryezat e iftarit, z. Rama duket të insistojë në rëndësinë e pjesëmarrjes në këto sofra të shqiptarëve me besime të ndryshme apo edhe pa besim fetar, duke e projektuar tryezën e iftarit si një platformë, e cila, përtej domethënies fetare, mbart një funksion civil që tejkalon ritualin: një lloj ekumenizmi qytetar, që thekson rëndësinë e simbolikës së ndarjes së bukës me njëri-tjetrin, pa imponuar besnikëri doktrinare. Ashtu si këto fjalime nuk hezitojnë të shpallin çlirimin prej historisë, me të njëjtën lirshmëri që z. Rama lexon dhe citon tekste e personalitete, pa qenë i kushtëzuar nga kanone, dhe me të njëjtën vendosmëri, ai duket se artikulon një vizion përtej-ideologjik të qytetarëve shqiptarë, me besime të ndryshme apo pa besim.”

Mrekullimi i Dr. Sinanit, më tepër sesa shumë i bukur për të qenë i vërtetë, është tejet mizor për të qenë i pranueshëm, sidomos kur ofrohet nga një njeri si Edi Rama, të cilit s’mund t’i zihet besë për asgjë. Autori i pasthënies, një njeri me kontribute të shquara në publicistikën dhe thirrjen islame, është në të drejtën e tij të plotë që artikulimin e tezës së Ramës për Islamin ta lexojë si një sukses, në përputhje me kuptimin e tij fetar. Në të njëjtën kohë, guxojmë të themi se ky nuk është aspak i vetmi lexim i mundshëm i situatës në fjalë.

Autori i këtyre konsideratave, për shembull, beson se tryeza e iftarit nuk mund të shkojë kurrë përtej domethënies fetare, ose më mirë të thuhet, nëse ka një mënyrë të vetme që kjo mund të mbërrihet, është që pragun nga një ritual privat në një ngjarje publike ta kapërcejë duke mos humbur asnjë nuancë nga ajo që ka në shenjtërinë e besimtarëve që e kryejnë atë vetëm për hir të kënaqësisë së Allahut.

Dhe një ndër nuancat e pamohueshme që adhurimi në fjalë ka, ashtu si gjithë adhurimet e tjerë, është që rreth sofrës së iftarit mund dhe duhet të mblidhen vetëm ata që e konsiderojnë atë të shenjtë, pra që agjërojnë për hir të Zotit të tyre të Vetëm. Vetëkuptueshmërisht, kjo nuk do të thotë se me agjëruesin nuk mund të ulet edhe ai që nuk ka agjëruar, apo se shenjtëria e agjërimit cenohet nga prania e joagjëruesve, por se iftari nuk mund të jetë kurrsesi një ndodhi pantomimike dhe e padenotueshme, siç e shndërron vizioni i Edi Ramës.

Nëse besimtarët e sofrës së iftarit e quajnë të natyrshme mosimponimin apo edhe mosartikulimin e besnikërive doktrinare dhe praninë e të ndryshmëve të tyre e pranojnë si pjesë të këtij vizioni përtej-ideologjik, atëherë iftari nuk është më adhurimi i përshkruar nga Profeti, por një medium i ri në të cilin bashkohen të gjithë, pavarësisht shenjtërive, besnikërive dhe aspiratave ekzistenciale.

Por ka edhe më, sepse nga një akt i vetmuar, i çuditshëm, kokëfortë, i një grupi njerëzish që rrinë pa ngrënë e pa pirë vetëm për hir të një Zoti Vëzhgues që u flet në Kur’an dhe një Profeti puritan që i pret në Xhennet, iftari shndërrohet në një moment reflektimi, në një mbrëmje solidariteti, në një atmosferë bashkimi, në një melodi të shpirtrave, të cilët, falë paqes së krijuar vetvetiu, kuptojnë se për të qenë pjesë e sofrës së iftarit nuk ka nevojë të kesh agjëruar, pra t’i bindesh Zotit të agjërimit, por të mjafton që të ndihesh mirë me veten, në paqe me të tjerët, në harmoni me universin.

Mjafton vetëm kaq dhe myslimanët e gjorë, nga të zotët e punës shndërrohen në të ftuar nderi. Dhe Dr. Sinani këtë e përshëndet literalisht. “Në këto sofra Kryeministri shpesh është mysafir i ftuar, por njëkohësisht ai duket se bëhet vetë nikoqiri që u thotë ‘bujrum’ myslimanëve shqiptarë në sofrën kombëtare.”

Sofra, pra, tashmë është kombëtare dhe iftari jomedoemos të afron me Allahun që ka shpallur Kur’anin, sepse Ai është ca si shumë i ashpër dhe nuk pranon praninë e asnjë zoti tjetër alternativ, sado të padëmshëm e qëllimmirë qofshin ata që i besojnë atij. Besimi te Zoti është diçka e mirë dhe praktikat fetare, të cilësdo fe qofshin, nuk sjellin asgjë të keqe e, për rrjedhojë, nuk ka asgjë të dëmshme që të konsiderohen normale. Këtë pohim, që besohet gjithnjë e më shumë në shoqërinë shqiptare, gjatë promovimit të librit Edi Rama e përmendi shprehimisht.

Ai tha se kishte lexuar disa statistika sipas së cilave rritja e njohjes dhe besimit në Zot është diçka e mirë dhe feja përbën një urtësi të madhe kulturore. Madje, një mjek mysliman i kishte përshkruar edhe efektet që adhurimi ka te shëndeti i njeriut. Për këtë arsye, ai u shpreh se do të ishte shumë i lumtur nëse do t’ia arrijmë që të jemi rehat me njëri-tjetrin dhe, në funksion të kësaj aspirate apo shprese, është edhe tradita e iftarit, që përtej ritualit është edhe edukatë, mësim dhe ushtrim social, sepse, tek e fundit, ai është edhe për ateistët, ngase nëse ata nuk besojnë tek Allahu, ndoshta Allahu beson tek ta.

Tani, a mund të quhet vizion ky? Sepse është pikërisht ky lexim i Zotit, që nuk është aspak ai Kur’anor, dhe asaj që Ai kërkon nga njerëzit, atë që më lart e quajtëm laicizëm brenda laicizmit apo orientalizëm, sepse përmes zbehjes së diferencës midis adhurimit të Zotit të Kur’anit dhe atij të të gjithë njerëzve, ku secili e zgjedh vetë mënyrën për të vendosur marrëdhënie me të, Islami dhe ligjërimi Kur’anor është diçka krejt tjetër nga ajo që rreket t’i caktojë Rama.

Në kushtet e laicizmit të ndershëm, nëse mund të përdorim një oksimoron të këtillë, myslimanët dhe feja e tyre është diçka që maksimumi mund të tolerohet, por asnjëherë të merret në konsideratë si një ofertë ndikuese në mënyrën e funksionimit të institucioneve, hartimit të ligjeve, formësimit të opinionit publik, rikonceptualizimit të aspiratave kombëtare, apo ridimensionimit të kuptimit të lirive, të të drejtave dhe përgjegjësive individuale dhe kolektive. Ajo është një zgjedhje private, përqafuesit e së cilës nuk mund t’ia imponojnë kurrsesi banorëve të tjerë të shoqërisë, sepse, tek e fundit, edhe të tjerët besojnë, ashtu sipas mënyrës së tyre, por nuk pretendojnë se ideja që kanë për Zotin vlen si teologji, doktrinë dhe botëkuptim për të gjithë shoqërinë.

Por megjithatë, e pakushtëzuar nga nuanca të jashtme, ideja që myslimanët kanë për Zotin, shenjtëria që ushqejnë, kuptimi i adhurimeve dhe serioziteti i narrativës në të cilën besojnë, sado e fjetur qoftë, mbetet një e vërtetë gjithsesi e pranishme, që, në një moment të caktuar, kur shoqëria shqiptare të kuptojë se dalja nga kriza ku ka përfunduar ndoshta mund të kalojë edhe përmes Islamit, ajo të jetë e gatshme që t’i shërbejë kësaj nevoje potenciale.

Por nëse monoliteti i narrativës islame zbehet, nëse gradualisht fiton nuanca që nuk i takojnë, nëse i vishen interpretime që nuk i meriton, forca e saj përmirësuese, transformuese, shoqërore dhe në fund politike, fjalë që nuk është medoemos sinonime me atë partiake, dobësohet deri në pikën sa ajo resht së qeni një vizion kolektiv, por përfundon në një zgjedhje individuale, humbet të drejtën për të qenë një dukuri publike, por tkurret në një prirje private, nuk ekziston më si një e vërtetë në burimet e së cilës gjenden përgjigjet e çdo pyetjeje dhe zgjidhjet e çdo çështjeje, por mundësia më e mirë e shërimit shpirtëror, shmangies së konflikteve familjare dhe largimit nga veset.

Ky është vizioni i Ramës për Islamin dhe Dr. Sinani këtë e konsideron një arritje. Ai ishte i kthjellët kur, në fjalën e mbajtur gjatë promovimit, tha se aty ishin duke ngjizur një narrativë dhe ai libër ishte pjesë e kësaj narrative. Sipas tij, ai kontribuon në tejkalimin e ankthit identitar të shqiptarëve, të cilët, falë Edi Ramës, mund të jenë njëherazi edhe myslimanë, edhe evropianë. Edi Rama është kreu i parë i shtetit që duket të reflektojë një propozim gati radikal në normalitetin e vet, duke u shprehur njëherazi se do të ishte shumë i kënaqur nëse këtë mendim do t’ia sfidonte dikush.

Ne këtë tashmë e kemi bërë, dhe jo për hir të polemikës, por sepse fjalimet e Edi Ramës nuk i duhen as dreqit. Kjo është kështu jo vetëm për arsyen se vizioni në fjalë është i lig dhe i dëmshëm, por sepse vëlla Besniku duhet ta dijë që Edi Rama është politikani më i korruptuar në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Është e natyrshme që kushdo gëzon të drejtën t’i kuptojë situatat shoqërore dhe të prodhojë projeksionet e davetit sipas qëllimeve përkatëse, në përputhje me versionin e Islamit të cilin e konsideron si më të mirin.

Në këtë kuptim, edhe ai apo Instituti Konak në tërësi, është më se normale që hapjen e muzeut të artit islam ta konsiderojë jo vetëm një arritje kulturore, por një faqe të re për myslimanët shqiptarë. Dhe kjo ngjarje madhore mund të jetë vërtet e tillë, por përtej pranimit të padyshimtë të nevojës së Shqipërisë për një muze të artit dhe trashëgimisë islame, ne shpresojmë të kemi të drejtën që të mos jemi dakord me dy detaje.

Së pari, shndërrimi i davetit dhe thirrjes për te Zoti në një veprimtari që mund të zhvillohet përmes kulturës, estetikës, së kaluarës dhe simbolikave identitare që artefaktet islamikate bartin, automatikisht e paraqet atë si diçka që jo vetëm i përket së shkuarës, por është gjithashtu diçka e vdekur, si të gjitha gjërat që, pasi e kanë përmbushur funksionin e tyre, meritojnë të prehen në muze, me qëllim që të mos t’i harrojmë.

Sepse Edi Rama u tregua mjaftueshëm i kujdesshëm, që për muzeun e artit islam tha se është një projekt i përbashkët midis tij dhe Institutit Konak, ashtu siç është edhe muzeu Besa, që do të vlejë edhe si përcjellës i kulturës bashkëkohore hebraike në shoqërinë tonë. Ne e dimë se në ngjarje të tilla ai nuk thotë asnjë fjalë tepër. Veçimi i detajit të muzeut Besa, në dallim nga ai i artit dhe trashëgimisë islame, nuk besojmë se është një rastësi.

Veç kësaj, gjithmonë në gjykimin tonë të karakterizuar nga një marzh gjithsesi i lartë gabueshmërie, kjo iniciativë duket si etapa fillestare e një çezaro-papizmi potencial, në të cilin Edi Rama dëshiron që të stabilizojë marrëdhëniet me myslimanët shqiptarë, duke u dhënë një herë e mirë formën që dëshiron, e për këtë zgjedh një grup prej tyre, që në këtë rast përfaqësohet nga Dr. Sinani. Që bashkëpunimi të realizohet, ky afrim i Kryeministrit duhet të jetë në përputhje me kuptimin fetar të palës përballë, që në këtë rast është Instituti Konak, që, paçka se ende i ri, është një ndër organizimet më të shkëlqyera dhe më premtuese në vend.

Çimentimi i një bashkëpunimi të këtillë me siguri prodhon avantazhin e rritjes së peshës shoqërore dhe kulturore të myslimanëve shqiptarë në mesin e grupeve të tjera të shoqërisë, por nga ana tjetër druajmë se kuptimin fetar që Instituti bart gradualisht e shndërron atë në versionin e vetëm të pranuar dhe mirëpritur të Islamit nga sfera publike dhe ajo institucionale. Por, sikur të ishte vetëm kaq, kjo përsëri nuk do të përbënte asnjë problem, sepse mund të shërbente që kuptimet e tjera alternative rreth Islamit të nxiteshin për të prodhuar lexime dhe kuptime të tjera të realitetit, thirrjes islame dhe gjendjes politike, duke rritur ofertat e mundshme që shoqëria shqiptare do të kishte përpara vetes, si narrativa që do të shërbenin për nxjerrjen e vendit nga kriza bllokuese.

Por pengesa qëndron pikërisht këtu, sepse, së dyti, llogaritë janë duke u bërë me Edi Ramën, i cili edhe kur thotë të vërtetën, na kujton ngjarjen e Ebu Hurejrës me shejtanin. Myslimanët shqiptarë duhet të kuptojnë se nëse ka një mundësi, qoftë edhe më e vogla, për të fituar peshën dhe rëndësinë e munguar në sytë e të gjithë publikut shqiptar, ajo patjetërsueshmërisht kalon nga detyrimi për të prodhuar një model që, përpara se të karakterizohet nga vërtetësia, dituria dhe moraliteti, duhet të karakterizohet nga trimëria, guximi dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka.

Vështirësia shtohet edhe më nëse vetëdijësohemi se gjendja është aq e keqe, sa akademizmi, peshimi i mundësive dhe përcaktimi i përparësive janë rrugë që nuk kemi luksin t’u kushtojmë rëndësinë që mund të gëzonin në një kontekst tjetër. Banda në pushtet që juridikisht njihet si Partia Socialiste e Shqipërisë është, pa asnjë dyshim, organizimi më i përsosur i së keqes që Shqipëria e pluralizmit politik ka dëshmuar, e dytë vetëm pas Partisë së Punës.

Në këtë kuptim, çdo bashkëpunim me Edi Ramën, çdo pranim i vizitave që banda kryen kur vjen Bajrami, çdo prani e imamëve dhe myslimanëve nëpër iftarët qesharakë dhe fyes të pushtetit, çdo relativizim i gjendjes së rënduar duke gjykuar se të gjitha kahet politike janë njësoj dhe se gjendja e vendit nuk është se ka qenë ndonjëherë e mirë, madje çdo mirënjohje për favore apo hapësirë që banda në fjalë u jep myslimanëve, në perspektivën afatgjatë të thirrjes për tek Allahu, ka për të qenë me pasoja të parekuperueshme.

Por, për të qenë të drejtë dhe korrektë, kjo situatë e tejkalon promovimin e librit, sepse myslimanët i implikon që të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht diferencave në kuptimin e fesë. Kjo më kujton një fjalë të Gerdi Demnerit, i cili kohë më parë më thoshte se dy shkollat përkatëse, selefitë dhe sufitë, përtej divergjencave në doktrinë (akide) dhe metodë (menhexh), janë të dyja anë të së njëjtës monedhë.

Pranimi i heshtur se gjendja politike dhe shoqërore e vendit është, në mos e mirë, së paku e pranueshme, pohimi se daveti fetar është duke shkuar mirë, bindja se të rinjtë janë duke iu rikthyer xhamive, iluzioni se ateizmi është në rënie dhe se boshllëku ekzistencial po i afron njerëzit me Zotin, budallallëku se me shtetin nuk ia vlen të merremi sepse, falë mospërplasjes, sigurojmë të drejtën e mësimeve fetare nëpër xhami, vrojtimi i çdo situate në dritën e dëmit dhe dobisë, që në thelb është shndërruar në një zgjedhje midis dobisë dhe dobisë, e sidomos përrallat folklorike me dijetarë anonimë që imamë të caktuar artikulojnë rreth belave që të gjejnë nëse kundërshtohen tiranitë dhe të këqijat e mëdha që politika falë nesh vetëm se i shumëfishon, i vendosin myslimanët shqiptarë në pozitat e parikthyeshme të mbijetesës dhe jo dinjitetit, e limitimit të dëmeve dhe jo imponimit, e bashkëpunimit të heshtur me të keqen dhe jo zërit të rezistencës.

Dhe ne duam të shpresojmë se myslimanët shqiptarë këtë e dinë; e vetmja gjë që u mbetet të bëjnë është që nga Profeti i tyre të mos mësojnë vetëm se me ç’lloj hurmë e çelte iftarin, por edhe se si i luftoi Ebu Lehebët e kohës së vet. Që ata janë në dijeni të kësaj të vërtete, kjo u vu re edhe gjatë promovimit të librit. Shikimet e tyre të vdekur, zbrazëtia e të cilëve të jepte ta kuptoje menjëherë se kishin qenë të detyruar të merrnin pjesë dhe mezi prisnin të iknin një orë e më parë, janë një dritë shprese. Ata ishin të vetmit të cilëve u vinte zor të ishin pjesë e asaj maskarade.

The rest, divided as if by a knife, composed of media people, publicists and public figures, in the capacity of alternative samples of the communal iftar table, listened to what was said without a hint of curiosity and, probably, without understanding anything great. The only ones who were behaving in accordance with their visions were Edi Rama and Dr. Besnik Sinani. The latter did not even bother to answer the idiotic and meaningless questions of Arlinda Dudaj, who is also the publisher of "Satanic Verses", insisting that, thanks to Edi Rama, the iftar table exceeds its original meaning and is open to everyone, regardless of each person's faith, without yet understanding that in the museum of Islamic art, Edi Rama probably introduces us to the iftar as the first artifact.

Video

Ish-kryeministri Sali Berisha në SPAK për të firmosur para një oficeri të BKH-së për masën detyrim paraqitje. Kreu i PD-së po gjykohet për korrupsion lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Astronautët e misionit Artemis II kanë parë për herë të parë anën e largët të Hënës ndërsa anija kozmike Orion iu afrua maksimalisht satelitit natyror të Tokës, në një moment historik për eksplorimin hapësinor. NASA publikoi imazhe nga dita e katërt e misionit, më 5 prill, ku ekuipazhi arriti të shohë një pamje të rrallë të Toka dhe Hënës njëkohësisht, pak para afrimit më të afërt që ndodhi një ditë më pas. Pamjet e realizuara nga brenda Orionit tregojnë Tokën në një kënd spektakolar, ndërsa një simulim i publikuar nga NASA përmbledh në një video të shkurtër atë që astronautët shohin gjatë fluturimit pranë Hënës. https://www.vna.al/bota/astronautet-e-artemis-ii-shohin-per-here-te-pare-anen-e-larget-te-henes-nas-i22132

Një histori e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale: një vajzë vetëm 9 vjeç nga SHBA ka habitur publikun me forcën e saj të jashtëzakonshme. Lucy Milgrim, e cila peshon rreth 27 kilogramë, ka arritur të ngrejë plot 82 kg në një garë të zhvilluar në Columbus, duke realizuar një deadlift mbresëlënës dhe duke tejkaluar disa herë peshën e trupit të saj. Momenti u regjistrua gjatë Arnold Sports Festival dhe u përhap me shpejtësi në internet, ku mori miliona shikime dhe reagime entuziaste. Performanca e saj nuk ishte e vetmja arritje: brenda të njëjtit aktivitet, ajo vendosi disa rekorde të rëndësishme në USA Powerlifting, përfshirë squat-in dhe bench press-in, duke u shndërruar në një nga talentet më premtuese në këtë disiplinë.

Një shpërthim ka ndodhur brenda një lokali në qendër të Lezhës, rreth 100 metra larg Drejtorisë së Policisë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke përfshirë edhe dëmtimin e disa bizneseve të vendosura në katin e parë të një pallati 5-katësh. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news