Kronika 2026-04-06 09:45:00 Nga VNA

Ekskluzive/ Si ish-gjyqtari fshehu pasurinë e përfituar si rryshfet pas një vendimi. Bëri divorc fiktiv me gruan, të mos e deklaronte në veting

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Si ish-gjyqtari fshehu pasurinë e përfituar si rryshfet

Gjykata e Durrësit sekuestron një pasuri që ish-gjyqtari i Tiranës Arjan Aliaj, e ka fshehur përmes familjarëve të tij. Bëhet fjalë për një pasuri “truall” me sipërfaqe 300 metra katrorë, nga kjo 150 m2 sipërfaqe ndërtesë, në pronësi të shtetasi Agron Aliaj dhe Adriana Aliaj. Vendndodhja e pronës është në rrugën Sami Frashëri në Tiranë. Por kjo pronë, sipas prokurorisë është një pasuri e fshehur e ish-gjyqtarit, i cili e ka përfituar si rryshfet për shkak të detyrës.

Nga hetimet është provuar se vitet 1990 shtetasi Arjan Aliaj me detyrë në atë kohë gjyqtar i Tiranës, është përfshirë në dy raste vendimmarrjesh gjyqësore për çështje pronësie, për të cilat dyshohet se në vitet në vijim kanë krijuar përfitime për të afërm të tij.

Në 1995 ai ka firmosur një vendim për njohje të pronës për anëtarë të familjes Pelinku, në rrugën “Sami Frashëri”, Tiranë.

Pas vendimit, është përpiluar një kontratë dhunimit nga noter Sali Tivari (i vrarë më pas) me palë dhunuese pjesëtarët e familjes Pelinku dhe pranues dhurimi shtetasi Gilbert Galanxhi.

Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se, shtetasi Gilbert Galanxhi është kunati i gjyqtarit Arjan Aliaj sepse shtetasi Gilbert Galanxhi është martuar me shtetasen Etleva Galanxhi (Aliaj), motrën e shtetasit Arjan Aliaj.

“Në vitin 2005, shtetasit Gilbert Galanxhi dhe Etleva Galanxhi ia shesin këtë pronë shtetasit Pëllumb Rrapo (vëllait të gjyqtarit Arjan Aliaj dhe shtetases Etleva Galanxhi). Prona ka këto të dhëna: Shtëpi 3-katëshe, rruga “Sami Frasheri”, Tiranë me sipërfaqe 150 m2, kati përdhe, i parë dhe i dytë kanë secili nga tre dhoma, kuzhinë, dy banjo dhe aksesorët përkatës. Pasuria ka nr.7/288-N, Zona Kadastrale 8270 dhe sipas kontratës palët kanë rënë dakord që kjo shtëpi të blihet nga blerësi Pëllumb Rrapo kundrejt çmimit prej 4.000.000 lek, të cilat janë likuiduar jashtë zyrës noteriale”, theksohet në vendim.

Në 2012, Pëllumb Rrapo ia dhuron këtë pasuri shtetasve Adriana Aliaj (bashkëshortja e gjyqtarit Arjan Aliaj) dhe Agron Aliaj (vëllai i gjyqtarit Arjan Aliaj).

Këtë pasuri gjyqtari nuk e ka deklaruar në dekleratat vjetore të pasurisë dhe as dekleratën vetting.

Prokuroria ka dyshime se Aliaj ka bërë dhe divorc fiktiv, me qëllim fshehjen e kësaj pasurie. Kjo pasi ndonëse zyrtarisht janë divorcuar, të gjithë udhëtimet janë vendit i kanë bërë ndër vite sëbashku nga 2016-2023, ndërsa rezultojnë dhe të dhëna të tjera që provojnë se kanë vijuar jetesën sëbashku.

“Ekzistojnë dyshimet e arsyeshme të bazuara në fakte dhe prova se zgjidhja e martesës së gjyqtarit Arjan Aliaj dhe bashkëshortes Adriana Aliaj është bërë në mënyrë fiktive, për të shmangur deklarimin e pasurive të Adriana Aliajt për vitet 2016 e në vijim si dhe për të shmangur deklarimin e kësaj pasurie të paluajtëshme nga gjyqtari Arjan Aliaj në Deklaratën Vetting të vitit 2017”, theksohet në dokumenta.

“Në rastin e përfitimit të pasurisë së paluajtëshme të llojit truall prej 300 m2 dhe ndërtesës në të, ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, Tiranë, në pronësi të shtetasve Adriana Aliaj dhe Agron Aliaj, jemi para një përfitimi të paligjshëm në mënyrë të tërthortë në favor të shtetasit Arjan Aliaj, pasi dyshohet se ka buruar drejtpërdrejt nga vendimi Nr.3921 i datës 01.08.1997, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga familja Pelingu për vendimin e dhënë. Në këtë rast shtetasi Arjan Aliaj ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga pasuritë e familjes Pelingu dhe në bashkëpunim me familjarët e tij, të cilët me anë të kontratave të dyshimta të dhurimit në këtë rast shtetasi Pëllumb Rrapo (vëllai i shtetasit Arjan Aliaj), shitjes të pronave në këtë rast shtetasi Gilbert Galanxhi (kunati, bashkëshorti i motrës së shtetasit Arjan Aliaj), janë munduar të fshehin origjinën e vërtetë të pronës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Krahas sekuestrimit të pronës, prokuroria ka ngritur dy akuza penale ndaj ish-gjyqtarit Aliaj; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet për Aliajn u zhvilluan fillimisht nga SPAK, por më pas dosja u trasferua për kompetencë të prokurorisë së Durrësit. Arjan Aliaj u shkarkua nga detyra në kuadër të procesit të vetingut.

Vendimi i sekuestrimit të pasurisë është tashmë në Agjencinë e Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara që merret me procedurat e mëtejshme ligjore.

Video

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 56 të revoltës kundër Edi Ramës

I shumëkërkuari nga SPAK, Denis Tafili, dyshohet se dhunoi me qytën e pistoletës një 36-vjeçar në Shkallnur dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Policia e Durrësit reagoi zyrtarisht rreth 6 orë më vonë, vetëm pasi ngjarja u publikua në media. AMP sekuestroi armën e shërbimit të efektivit Leonard Xhamollari, ndërsa i dëmtuari deklaroi se e kishte parë disa herë policin në shoqërinë e Denis Tafilit. Pavarësisht postblloqeve të ngritura pas konfliktit, Denis Tafili dhe personi tjetër i dyshuar vijojnë të jenë në arrati

Spanja po përballet me një valë zjarresh të mëdha, disa prej të cilave kanë dalë jashtë kontrollit pranë Madridit, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës dhe të urdhërojnë evakuimin e mbi 60 mijë personave. Flakët kanë përfshirë edhe zonën ku ndodhet Kompleksi i Komunikimeve në Hapësirën e Thellë i NASA-s në Robledo de Chavela, një nga tre observatorët kryesorë që përdoren për komunikimin me misionet hapësinore, përfshirë Voyager 1, James Webb dhe programin Artemis. Personeli është evakuuar në kohë, ndërsa ende nuk dihet nëse pajisjet kanë pësuar dëmtime.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news