Kronika 2025-10-04 09:24:00 Nga VNA

Prokuroria e Fierit i përcjell SPAK dosjen e kompanisë Bankers pas zbulimeve për lidhje të zyrtarëve të lartë dhe dëm ekonomik milionësh

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Fierit i përcjell SPAK dosjen e kompanisë Bankers pas

Ekskluzive/ Prokuroria e Fierit shpall moskompetencën dhe i përcjell SPAK dosjen e kompanisë Bankers.

Lajmi konfirmohet për VNA nga burime të besuara në prokurorinë e Fierit. Nga burimet mësohet se në kuadër të hetimeve janë zbuluar lidhje të zyrtarëve të lartë dhe implikim të tyre në këtë çështje, të cilët kanë kompetencë e SPAK për t’u hetuar.

Nga hetimet e deritanishme janë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime nga drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë që i kanë shkaktuar shtetit miliona euro dëme. Për këtë arsye prokuroria firmosi 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest në burg.

Bankers Petroleum i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro.  Përtej borxhit të papaguar, ajo që u zbulua është një rrjet i gjerë bashkëpunimi i fshehtë, favorizimesh të paligjshme dhe kapje të institucioneve, që kanë lejuar Bankers të operojë pa ndëshkim ndër vite.

Video

Oficerët ndaluan Sokol Hazizin në stacionin Milton Keynes nl Londër, pasi ai kishte sjellje të dyshimtë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 2,000 £ të cilat ai pretendonte se ishin të ligjshme. Hetimi i mëtejshëm zbardhi lidhjen e tij me veprimtari kriminale. Në shtëpinë e Hazizit policia gjeti 35,000 £ kanabis bimor dhe 1,000 £ të tjera të fshehura. Ai u arrestua menjëherë dhe më pas u dënua me 9 muaj burg. Autoritetet theksuan se stacioni hekurudhor përdorej nga Hazizi për shpërndarje droge.

Kush tha që pastrohen paratë e drogës në ndërtim?

Kur flet për gjëra që nuk i kupton dhe përpiqesh më kot të lëvizësh muskujt e fytyrës për të treguar seriozitetin e çështjes.

Ferma VIP e qeverisë. Ministri nuk bën dot dallimin midis fermës dhe femrës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news