Kronika 2026-01-08 14:56:00 Nga VNA

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet, dyshime për dështim të hidrovorit të Porto Romanos

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Durrësit nis hetimet për përmbytjet, dyshime

Prokuroria e Durrësit nis hetmet lidhur me përmbytjet në Durrës, ku është shkaktuar dhe viktima e parë, ndërsa qyteti dhe rrethinat vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Burime pranë institucionit të akuzës thanë se hetimet po zhvllohen për veprën penale “shkatërrim prone me përmbytje” dhe ka dyshime të forta se përmbytjet janë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit të Porto Romanos.

Në këtë vepër  infrastrukturore janë investuar rreth 19 milionë euro publike, por rezultoi jashtë funksionit pikërisht në momentin kritik. Prokurorët të cilët janë duke mbledhur të dhëna mund të gjenden edhe përballë veprave të tjera penale, si abuzim me tenderat apo korrupsion.

Qindra shtëpi në Durrës janë nën pushtetin e ujit, ndërsa disa familje janë evakuuar. Paraprakisht vlerësohet se 250 hektarë tokë janë përmbytur. Dëmet materiale kapin shifrën e miliona eurove.

Tenderin për ndërtimin e hidrovorit të ri e fitoi tre kompanive; 2T, Vëllezërit Hysa dhe Adriatik shpk. 2T është kompania e Artan Sakos, vëllait të Gramoz Sakos, ky i fundit ish-drejtues i Gardës së Republikës, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës.

"Adriatik" shpk është kompani që zotërohet ne masën 50 për qind nga babai Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve. Kompania Vëllezërit Hysa zotërohet në 40 per qind ng F.Hysa, ndërsa nga 30 për qind seicili zotërojnë Kujtim dhe Besnik Hysa.

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar me inicialet E. P. dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, pas një përplasjeje mes disa të rinjve, ku dyshohet se të përfshirët janë nën moshën 18 vjeç.

Erjon Veliaj hyn në gjykatë me pranga në duar…

Unë e kam vetëpërjashtuar por gjithsesi mund të ankohet tek…partia ime

Në ndeshjen Chicago Bulls – Phoenix Suns në United Center, atmosfera u ndez nga një performancë madhështore e ansamblit shqiptar në Illinois. Muzika dhe vallet tradicionale shqiptare pushtuan parketin, duke mahnitur publikun amerikan. Mbrëmja e dedikuar komunitetit shqiptar solli energji, ngjyra dhe krenari në NBA. Ky moment unik po bën xhiron e rrjeteve sociale si një festë e kulturës shqiptare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news