Kronika 2025-10-15 12:38:00 Nga VNA

Gjykata e Durrësit pranon kërkesën për liri me kusht të Lefter Kokës, por ish-ministri nuk lirohet se ka masa te tjera sigurie

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Durrësit pranon kërkesën për liri me kusht të

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, po bën të gjitha përpjekjet për të lënë qelitë e paraburgimit, ku mbahet prej 4 vitesh për aferat e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Gjatë 10 muajve të fundit, ai ka paraqitur disa kërkesa në Gjykatën e Durrësit, përfshirë edhe atë për liri me kusht.

Më 25 korrik 2025, Gjykata e Durrësit pranoi kërkesën e tij për lirimin me kusht, duke urdhëruar që Koka të vihet nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale gjatë periudhës së mbetur të dënimit.
Megjithatë, për shkak të masave të tjera sigurie të vendosura nga Gjykata e Posaçme, ai vijon të qëndrojë në qeli.

Ndërkohë, Koka ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme shuarjen e masës së “arrestit në burg” për çështjen e inceneratorit të Fierit. Seanca u shty për më 20 tetor, pasi dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë dhe pritet marrja e procesverbaleve të vendimeve të ndërmjetme.

Në Gjykatën e Durrësit ai ka paraqitur edhe një kërkesë tjetër për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit penal, që do të shqyrtohet më 30 tetor 2025. Një tjetër kërkesë për pezullimin e dënimit dhe zëvendësimin e tij me një dënim alternativ është rrëzuar nga gjyqtari Sokol Mara.

Video

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Mjekë e spitale ka. Mungojnë menaxherët.

Ministrja premton në Lezhë shërbime onkologjike me të njëjtin standart si në Onkologjikun në Tiranë. Lezhianët nuk dinë nëse duhet të gëzojnë apo të tmerrohen nga ky premtim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news