Kronika 2026-02-01 23:11:00 Nga VNA

Ekskluzive/ Në berberhanen ku mbeti plagosur Sokol Daci ka qenë dhe një punonjës policie

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Në berberhanen ku mbeti plagosur Sokol Daci ka qenë dhe

Në berberhanen ku mbeti plagosur Sokol Daci ka qenë dhe një punonjës policie.

Ai ka deklaruar se ka qëlluar me armë, por aka mundur të shohë autorët e sulmit.

Dyshohet për një person të dytë të plagosur ndaj policia po ushtron kontrolle paai nuk është paraqitur në spital. Dyshohet për një pjesëtar të familjes Nikulaj.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

“Pietà du Kosovo” Skulptori francez Pascal Convert rikrijon kryeveprën e Pietà të Michelangelos, nga fotografia ikonike e vajtimit të Nasim Elshanit, të vrarë nga serbët, në vitin 1990. Fotografia është realizuar nga fotografi Georges Mérillon, dhe ka fituar çmimin World Press si fotografia më e mirë e vitit 1990. VideoCredits: FM IMAGES ALBANIA

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor. Makina ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe brenda pak minutash është përfshirë totalisht nga zjarri. Menjëherë janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.

Disa të vërteta thuhen por nuk dëgjohen…

Grupimi Qytetar kundër Projektit TID Durrës ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para bashkisë. Familjet që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit kanë kërkuar sot nga institucioni i qeverisjes vendore, që të ulet në tryezë bashkëbisedimi me ta. Banorët janë kundër atyre që ata i konsiderojnë tentativa të bashkisë për t’u gjetur sistemime në banesa sociale. https://www.vna.al/kronika/banoret-e-durresit-protestojne-kunder-projektit-tid-i19707

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news