Kronika 2025-08-19 11:43:00 Nga VNA

E mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, Apeli lë në burg dy autorët e vrasjes së Denis Dobrës

Ndaje në Whatsapp
E mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, Apeli lë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa një ditë më pas trupi i të riut u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

Gjatë seancës, avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni dhe Halit Zhuka zhvilluan debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo lidhur me provat që implikojnë të dyshuarit. Avokatët kërkuan lirimin e menjëhershëm të Bushgjokës dhe Çakrrit, duke konsideruar arrestimin e tyre të paligjshëm, por gjykata vendosi të miratojë kërkesën e prokurorisë dhe të mbajë të dyshuarit në burg. Gjykata caktoi gjithashtu afat për grumbullimin e provave shtesë për të vërtetuar akuzën.

Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Sipas hetimeve, autorët kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit, e kanë dhunuar dhe mbytur rrugës për në banesën e tij. Më pas, për të fshehur krimin, ata hodhën automjetin e tij në liqenin e Shkopetit së bashku me trupin e pajetë.

Të dyshuarit e rrëmbyen dhe mbytën 23-vjeçarin me litarë, duke tentuar ta fshehin trupin, por përpjekja dështoi pasi trupi u gjet në brigjet e liqenit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news