Kronika 2025-09-10 09:45:00 Nga VNA

Berat, arrestohen dy inspektorë të AKU dhe administratori i ‘Era Fruit’ për eksportin e 8 tonë domateve me pesticide të ndaluara

Ndaje në Whatsapp
Berat, arrestohen dy inspektorë të AKU dhe administratori i ‘Era

Dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe administratori i kompanisë Era Fruit u arrestuan me urdhër të prokurorisë Berat pasi lejuan eksportin drejt Kroacisë së 8 tonë domateve me nivel të lartë “Chlorfenapyr”.

Ndaj të dyshuarve Mariglen Qorri pronar i subjektit "Era Fruti" dhe inspektorëve Ronaldo Lika, Griselda Dokasani, rëndojnë akuzat ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ si dhe për ‘shpërdorim detyre’.


Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me seksionin kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe forcat operacionale të policisë, rezultoi se autoritetet Kroate konstatuan dhe më pas asgjësuan një sasi prej rreth 8 tonë domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin M. Q., sasi kjo që pas analizave rezultoi me nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Në lidhje me këtë sasi, rezultoi se shtetasi M. Q. ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat, duke u munduar të shmangë përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sasi domate e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë shtetasi M.Q. Ky shtetas është nën akuzë për veprat penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se inspektorët e AKU-së Berat, shtetasit R.L. dhe G.D., pas njoftimit nga sistemi Rasff, kryen inspektim më datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe nuk konstatuan sasinë e domateve të ndodhur në magazinën e subjektit, duke plotësuar praktikën sikur aty nuk gjendej asnjë sasi domateje, duke mos bërë kështu edhe bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt.

Këta inspektorë, kanë marrë të mirëqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi M.Q., të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmueshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u sekuestruan dhe morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara në subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.

Video

NASA ka publikuar mëngjesin e sotëm fotografitë dhe videot që tregojnë uljen historike të ekuipazhit të Artemis II në Tokë. Imazhet tregojnë serinë e ngjarjeve që nga vendosja e parashutave të modulit deri te ecja e astronautëve nëpër kuvertën e fluturimit të USS John P Murtha për vlerësim në qendrën mjekësore. “Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, thotë NASA, pas kthimit të ekuipazhit.

Gju më gju me popullin

Autoritetet kanë shpërndarë pamjet nga arrestimi i Florind Rama, i njohur edhe si Florin Terziu, në Kolumbi. Shqiptari u kap në qytetin Pereira, ku fshihej prej disa javësh, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për vrasje, rrëmbim dhe torturë. Ai dyshohet për përfshirje në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2022 në Marbella, Spanjë. Operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa Rama pritet të ekstradohet drejt Evropës për t’u përballur me drejtësinë.

Pamje nga postblloqet e policisë në kërkim të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news