Kronika 2025-09-09 11:14:00 Nga VNA

Shkodër/ Zbulohet baza e armatimit, arrestohet 17-vjeçari pas masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Shkodër/ Zbulohet baza e armatimit, arrestohet 17-vjeçari pas

Pas masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, policia e Shkodrës zbulon një bazë armatimi.

Ndërsa arrestohen edhe një 17-vjeçar si bashkëpunëtor të Ragip Gilës.

Në Shkodër u vranë Armando Pali e Liridon Kraja alias Lushi ndërsa u plagosën Meri Kaceri dhe Erogen Vaso Brajoviq.

Njoftimi

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
U sekuestruan:
-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;
-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Video

NASA ka publikuar mëngjesin e sotëm fotografitë dhe videot që tregojnë uljen historike të ekuipazhit të Artemis II në Tokë. Imazhet tregojnë serinë e ngjarjeve që nga vendosja e parashutave të modulit deri te ecja e astronautëve nëpër kuvertën e fluturimit të USS John P Murtha për vlerësim në qendrën mjekësore. “Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, thotë NASA, pas kthimit të ekuipazhit.

Gju më gju me popullin

Autoritetet kanë shpërndarë pamjet nga arrestimi i Florind Rama, i njohur edhe si Florin Terziu, në Kolumbi. Shqiptari u kap në qytetin Pereira, ku fshihej prej disa javësh, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për vrasje, rrëmbim dhe torturë. Ai dyshohet për përfshirje në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2022 në Marbella, Spanjë. Operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa Rama pritet të ekstradohet drejt Evropës për t’u përballur me drejtësinë.

Pamje nga postblloqet e policisë në kërkim të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news