Kronika 2025-10-29 10:46:00 Nga VNA

Akuza për neglizhencë mjekësore ndaj dy gjinekologeve, foshnja humb jetën pas trajtimit të pakujdesshëm

Ndaje në Whatsapp
Akuza për neglizhencë mjekësore ndaj dy gjinekologeve, foshnja

Dy mjeke obstetër-gjinekologe janë marrë të pandehura për akuzën penale ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, pasi neglizhuan shtatzënën dhe gjendjen e saj të rënduar duke sjellë për pasojë humbjen e jetës së foshnjes.

Nga hetimet e nisura dy vite më parë pas denoncimit të shtetases G.S., rezultoi se këto dy mjeke, kanë treguar sjellje të pakujdesshme dhe neglizhente që përfshijnë mosrespektimin e protokolleve standarde, mosmonitorimin e shenjave vitale dhe mosreagimin ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e pacientes.

“Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja I.M. nuk ka hapur dhe nuk ka mbajtur historikun e të dhënave mjekësore për shtatzëninë e shtetases G.S., pavarësisht se ka kryer ekzaminime dhe ka ndjekur rastin për një periudhë të gjatë kohe. Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të pacientes, kjo mjeke nuk ka reaguar duke mos bërë ekzaminime të detajuara shtesë. Kjo sjellje ka çuar drejtpërdrejt në pasojat më të rënda, pikërisht lindjen e një foshnje prematur me probleme serioze shëndetësore dhe vdekjen e saj, si dhe rrezikimin e rëndë të jetës dhe shëndetit të nënës”, thekson prokuroria.

Nga hetimet rezulton e provuar se “në kushtet kur nga ana e mjekes I.M. po neglizhohej, pavarësisht shqetësimeve të saj dhe gjendjes së përkeqësuar pa asnjë përmirësim, pacientja iu drejtua edhe mjeke E.K. për të vazhduar ndjekjen e shtatzënisë. Por edhe kjo mjeke kreu një sërë veprimesh dhe mosveprimesh që përbëjnë shkelje të rënda të detyrës së saj profesionale dhe shëndetësore, duke cenuar seriozisht jetën dhe shëndetin e kallëzueses dhe të fëmijës. Gjatë kohës që e ndiqte, pacientja ka shfaqur simptoma të rënda që ishin sinjal i qartë për një gjendje patologjike serioze, e identifikuar më vonë si pre-eklampsi e formës së rëndë. Megjithatë, mjekja nuk ka ndërmarrë asnjë masë mjekësore të përshtatshme për të trajtuar ose për të parandaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje pavarësisht vizitave në klinikën private”.

Prokuroria e Tiranës thotë se “nuk ekziston asnjë dokument që të provojë se gjatë kësaj periudhe janë matur parametrat vitalë të pacientes, si tensioni apo pesha trupore. Nëse do të ishte vepruar sipas standardeve, këto matje do të ishin dokumentuar dhe do të shërbenin si bazë për vendimmarrje mjekësore”.

“Pacientja është shtruar në maternitetin “Koço Gliozheni” me një diagnozë të rëndë, pre-eklampsi e avancuar, dhe se gjendja e saj kishte avancuar në një pikë të tillë që kërkoi ndërprerje të menjëhershme të shtatzënisë. Kjo situatë ishte rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së ndjekjes së duhur mjekësore dhe mosmarrjes së masave parandaluese nga mjeket që e kishin ndjekur më parë, E.K. dhe I.M”, thuhet më tej në dosje. Nisur nga më sipër, prokuroria ngriti akuzë për dy mjeket për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Video

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Teheranit, ndërsa presidenti Trump ka paralajmëruar se kjo natë do të shoqërohet me sulme të forta, deri në “shkatërrimin e qytetërimit mijëravjeçar”, siç deklaroi ai sot në rrjetin Truth.

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Në pritje të skadimit të ultimatumit të Trump-it (“një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”) dhe ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës prodhuese dhe ekonomike të vendit janë tashmë në zhvillim, Teherani po publikon në rrjetet sociale dhe në televizion pamje të urave dhe centraleve bërthamore të ruajtura nga qytetarë iranianë, të thirrur të shërbejnë si mburojë njerëzore në përgjigje të thirrjes së regjimit. Në videot e shpërndara shfaqen centrali elektrik i Kazerounit dhe një urë në Ahvaz, të rrethuar nga njerëz që janë mbledhur për të mbrojtur objektet strategjike. Video nga X.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news