Kronika 2025-10-29 10:18:00 Nga VNA

Zbardhet dëshmia e familjarëve të viktimës në Berat: Konflikti nisi vetëm pse preku kalin me dorë

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet dëshmia e familjarëve të viktimës në Berat:

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pas një konflikti absurd në Kalanë e qytetit. Viktima, Keli Hoxha, ndodhej aty së bashku me familjen për qëllime turistike, por gjithçka përfundoi në tragjedi.

Sipas dëshmisë së familjarëve të dhënë në polici, konflikti nisi pasi Hoxha kishte prekur me dorë kalin që ndodhej pranë autorit të krimit. Ata theksojnë se i afërmi i tyre nuk e ka sharë apo ofenduar 63-vjeçarin Kristo Mema (i njohur edhe si Konstandin Hoxha), por është sulmuar papritur nga ky i fundit, pasi i kishte thënë vetëm: “S’ka asgjë të keqe.”

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, ku pas një debati për motive të dobëta, autori goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili ndërroi jetë më pas në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Policia e Beratit bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorit në lagjen Kala, pranë Tabjes, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news