Kronika 2025-09-01 15:12:00 Nga VNA

Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Levan, një viktimë dhe një i plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Levan, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Vlorë–Levan, pranë fshatit Panaja. Një automjet është përmbysur në anë të rrugës pasi është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e ngjarjes, ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Automjeti është dëmtuar plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news