Kronika 2025-09-17 22:30:00 Nga VNA

Aksident në Pogradec, plagoset rëndë një motorist

Ndaje në Whatsapp
Aksident në Pogradec, plagoset rëndë një motorist

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku është plagosur drejtuesi i një motori. Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat, ndërsa mbetet e paqartë nëse motoristi është rrëzuar vetë apo është përplasur me një automjet tjetër.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Video

Autoritetet kanë shpërndarë pamjet nga arrestimi i Florind Rama, i njohur edhe si Florin Terziu, në Kolumbi. Shqiptari u kap në qytetin Pereira, ku fshihej prej disa javësh, ndërsa ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për vrasje, rrëmbim dhe torturë. Ai dyshohet për përfshirje në një ngjarje kriminale të ndodhur në vitin 2022 në Marbella, Spanjë. Operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, ndërsa Rama pritet të ekstradohet drejt Evropës për t’u përballur me drejtësinë.

Pamje nga postblloqet e policisë në kërkim të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news