Kronika 2025-12-16 10:57:00 Nga VNA

Afera e AKSH-it/ Arrest shtëpie për zv. drejtoreshën Hava Delibashi. Masa dhe për dy biznesmenë

Ndaje në Whatsapp
Afera e AKSH-it/ Arrest shtëpie për zv. drejtoreshën Hava

Hava Delibashi, zv.drejtoreshë e AKSHI-t, është vënë nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa ndalim për të dalë jashtë vendit është caktuar për biznesmenët Andi Papas dhe Gëzim Hoxha.

Nga hetimet më shumë se njëvjeçare rezulton se Mirlinda Karcanaj, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ka favorizuar kompanitë e biznesmenit Ermal Beqiri, si dhe disa kompani satelite, të cilat kanë përfituar tendera me vlera miliona euro.

Po ashtu, nga hetimi rezulton se Ergys Agasi ka ndërhyrë në procedurat e tenderimit, duke bërë që kontratat publike të përqendroheshin në një dorë të vetme.

SPAK po heton për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave, shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Video

Protesta e fermerëve në Francë Fermerët në Francë prej disa ditësh po protestojnë dhe shkaqet kryesore lidhen me kosto të larta prodhimi, çmime të ulëta dhe importe të lira që dëmtojnë prodhimin vendas. Ata kërkojnë respekt për punën e tyre dhe kushte të drejta për të jetuar nga bujqësia. Në pamje janë fermerët të cilët "spërkasin" me pleh organik ministrinë dhe institucionet.

Muzeu i Luvrit mbeti i mbyllur të hënën, duke lënë mijëra vizitorë të zhgënjyer, pasi stafi nisi një grevë në shenjë proteste ndaj kushteve të punës dhe mungesës së personelit. Punonjësit kërkojnë staf shtesë dhe masa për të përballuar mbipopullimin, në një periudhë me fluks të lartë turistësh për shkak të festave të Krishtlindjeve. Stafi i pritjes dhe sigurisë thekson se mbingarkesa e vizitorëve dhe mungesa e personelit po rrezikojnë sigurinë dhe funksionimin normal të muzeut më të vizituar në botë. Auditimet e mëparshme kanë paralajmëruar për dobësi strukturore në siguri, përfshirë zona që u shfrytëzuan edhe gjatë grabitjes së fundit.

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të hënën rreth orës 17:30 në një ndërtesë banimi katërkatëshe në Trévoux, në periferi të Lionit, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima, përfshirë dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç. Sipas autoriteteve lokale, një grua dhe tre fëmijët e saj ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit. Gruaja dhe djali i saj më i madh mbijetuan, ndërsa dy fëmijët më të vegjël, të nxjerrë nga rrënojat në gjendje arresti kardiak, u shpallën të vdekur pak më vonë nga ekipet e shpëtimit. Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë dhe hetimet vijojnë.

Kur pret që të vdesë babai që të shesësh shtëpinë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news