Kronika 2025-12-15 22:57:00 Nga VNA

Policia konfirmon: Artjon Xhelo u gjet i djegur në makinë, pa shenja dhune/ Familjarët: vuante nga depresioni

Ndaje në Whatsapp
Policia konfirmon: Artjon Xhelo u gjet i djegur në makinë, pa shenja

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vdekjen e shtetasit Artjon Isa Xhelo, i cili u gjet i pajetë dhe i djegur brenda një automjeti në zonën e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ngjarje e ndodhur sot, më 15 dhjetor 2025.

Rreth orës 14:00, shërbimet e Policisë janë njoftuar se një automjet ishte përfshirë nga flakët. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat policore kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Artjon Isa Xhelo.

Nga verifikimet paraprake të automjetit dhe trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi rreth orës 11:00 kishte dalë nga banesa e tij në Berat me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin. Po sipas familjarëve, ai vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni dhe ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja është një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

Video

Pasi vetëpërjashtoi 4 në një javë, premton për hapje të PD-së.

Shumë i gjatë shpjegimi për ta kuptuar se negociatat nuk do hapen në 2027-ën.

Një rrokaqiell që ngrihet mbi Miami, me sallë vallëzimi, shkallë lëvizëse të arta, një statujë të presidentit dhe madje edhe avionin presidencial: kështu paraqitet projekti i asaj që pritet të quhet “Donald J. Trump Presidential Library”. Pamjet janë publikuar në një video të krijuar me inteligjencë artificiale dhe të shpërndarë në rrjetet sociale nga djali i tij, Eric Trump. “Në këta muaj kam vënë shpirtin dhe zemrën në këtë projekt me ekipin tim të jashtëzakonshëm”, shkruan Eric Trump. “Ky simbol mbi Miami do të jetë një dëshmi e qëndrueshme për një njeri të jashtëzakonshëm.” Por në rrjetet sociale reagimet kanë qenë të menjëhershme dhe shpesh ironike. Kritikët kanë vënë në dukje një detaj të pazakontë: në videon e bibliotekës së së ardhmes nuk shihet asnjë libër.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar me inicialet E. P. dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, pas një përplasjeje mes disa të rinjve, ku dyshohet se të përfshirët janë nën moshën 18 vjeç.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news