Kronika 2026-01-01 09:29:00 Nga VNA

2026 nis me aksident tragjik, 3 viktima në aksin Gjirokastër–Tepelenë, një e plagosur

Ndaje në Whatsapp
2026 nis me aksident tragjik, 3 viktima në aksin

Aksident tragjik në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një vajzë ka mbetur e plagosur.

Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, po udhëtonin me automjetin tip Volkswagen me targa AB797VP, kur në vendin e quajtur Bypass u përplasën me automjetin tip Volkswagen me targa AB797VP, që drejtohej nga Martin Dulaj, 26 vjeç, ndërsa pasagjere ishte Arsida Demiri.

Të tre djemtë ndërruan jetë në vend, ndërsa Demiri u plagos dhe ndodhet në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Njoftimi

Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news