Kronika 2026-03-11 18:46:00 Nga VNA

12 emra në garë për kreun e Policisë së Shtetit, aplikimet mbyllen në mesnatë

Ndaje në Whatsapp
12 emra në garë për kreun e Policisë së Shtetit,

Gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur të marrë formë, pasi deri në orën 15:30 të kësaj të mërkure janë paraqitur 12 kandidatë për këtë pozicion.

Vendimi për hapjen e garës vjen pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodes, një vendim i marrë nga kryeministri Edi Rama, i cili la vakant drejtimin e institucionit më të lartë të policisë në vend.

Sipas të dhënave, kandidatët që kanë paraqitur interes për postin deri në këtë orë janë:
• Afrim Tafa
• Afred Çepe
• Aranit Arapi
• Elidon Çela
• Gentjan Shehaj
• Idajet Faskaj
• Lorenc Panganika
• Neritan Nallbati
• Pëllumb Seferi
• Rebani Jaupi
• Skënder Hita
• Tonin Vocaj

Afati për dorëzimin e aplikimeve për këtë post përfundon sot në orën 24:00, çka do të thotë se lista e kandidatëve mund të zgjerohet deri në mesnatë.

Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me verifikimin dhe vlerësimin e kandidatëve, ndërsa në fund do të përcaktohet se kush do të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit pas largimit të Ilir Prodes.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news