Politika 2026-10-06 13:53:24 Nga VNA

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, SHISH ishte nën kontroll të dyfishtë

Ndaje në Whatsapp

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, SHISH

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Roni Yeffet, duke pretenduar se Shërbimi Informativ Shtetëror ishte vendosur nën një “kontroll të dyfishtë”.

Sipas Berishës, Hyseni, gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë, ka mohuar lidhje të veçanta me Ergys Agasin, ndërsa ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet.

“Në njërën anë Agasi, në anën tjetër Roni Yeffet. Shërbimi Informativ ishte vënë nën një kontroll të dyfishtë, të Agasit dhe Roni Yeffet”, deklaroi Berisha, i cili e cilësoi situatën si një skemë që, sipas tij, cenon jo vetëm sigurinë kombëtare, por edhe NATO-n.

Kreu demokrat hodhi akuza edhe për përfitime financiare nga fondet publike. Sipas tij, kompanisë së lidhur me Yeffet i janë dhënë rreth 45 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe pasuritë publike.

Berisha e lidhi përgjegjësinë politike për këtë çështje me kryeministrin Edi Rama, ndërsa pretendoi se gjatë kontrollit të ushtruar nga organet ligjzbatuese në banesën e Yeffet, biznesmeni kishte tentuar disa herë të kontaktonte kryeministrin dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Megjithatë, vetë Berisha theksoi se pretendimet e ngritura duhet të verifikohen nga organet e drejtësisë.

Lexo gjithashtu

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news