Rajoni 2026-10-06 14:12:43 Nga VNA

Protestuesit ngrenë tenda para Kuvendit të Kosovës, kërkojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Ndaje në Whatsapp

Protestuesit ngrenë tenda para Kuvendit të Kosovës,

Protesta para Kuvendit të Kosovës në Prishtinë po vijon, ndërsa protestuesit kanë nisur të vendosin tenda dhe çadra, duke paralajmëruar se do të qëndrojnë aty deri në votimin e ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara.

Gjatë protestës, qytetarët u kanë bërë thirrje deputetëve që shfaqeshin në dritaret e Kuvendit të qëndrojnë “brenda”, ndërsa organizatorët kanë apeluar që të shmanget çdo përplasje me Policinë e Kosovës.

Xhavit Jashari, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i bëri thirrje Kuvendit që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen edhe në lexim të dytë. Ai kërkoi që në ligj të përfshihet edhe një nen që parashikon shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Jasharit, kjo kërkesë vjen nga qytetarët dhe protestuesit pas vendimit të 16 shtatorit, ndërsa theksoi nevojën për bashkim dhe unifikim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesve iu drejtua edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shprehu mbështetjen për ta dhe përshëndeti njëkohësisht edhe efektivët e policisë.

Haradinaj bëri të ditur se partia e tij u ka kërkuar deputetëve të paraqiten në Kuvend, ndërsa deklaroi se janë “një me çlirimtarët” dhe në mbështetje të protestuesve që prej ditësh qëndrojnë në shesh.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news