Rajoni 2026-10-06 08:26:04 Nga VNA

Kosova në afatin e fundit për Presidentin, pa marrëveshje vendi shkon në zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
Kosova në afatin e fundit për Presidentin, pa marrëveshje vendi

Kosova përballet sot me afatin e fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kandidatin dhe votat e nevojshme. Nëse Kuvendi nuk e përfundon procedurën brenda ditës, ai shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit nisi më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Në rast të dështimit, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit.

Gjykata e përcaktoi këtë afat pas shqyrtimit të kërkesave të deputetëve të PDK-së lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Ajo konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues dhe se afati për zgjedhjen e Presidentit kishte nisur të rridhte më 8 gusht.

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, seanca konstituive nisi më 6 gusht, por u ndërpre disa herë. Lëvizja Vetëvendosje kërkonte një marrëveshje paraprake për Presidentin përpara vijimit të procedurave. Kuvendi u konstituua përfundimisht më 13 shtator.

Përpjekjet për një marrëveshje sollën dakordësimin mes Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për kandidaturën e Bekim Sejdiut. Megjithatë, gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtuan marrëveshjen, ndërsa Sejdiu më pas u tërhoq nga gara.

Në diskutimet e fundit, zgjedhja e Presidentit është lidhur edhe me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kërkon miratimin e ndryshimeve në të dyja leximet përpara diskutimeve për një kandidat konsensual.

Kurti, nga ana tjetër, ka kërkuar mbështetjen e projektligjit në lexim të parë dhe më pas votimin e Presidentit. Projektligji u miratua dje në parim, por marrëveshja për kreun e shtetit ende mungon.

Orët e mbetura janë vendimtare për të shmangur një tjetër proces zgjedhor. Nëse përpjekjet dështojnë, Kosova do të përballet me zgjedhjet e katërta brenda dy vjetësh.

Video

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news