Rajoni 2026-10-05 08:57:54 Nga VNA

Kosovë/ Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për Specialen, veteranët protestojnë para ndërtesës

Ndaje në Whatsapp
Kosovë/ Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për

 

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme plenare, me 22 pika në rendin e ditës. Në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Seanca pritet të shoqërohet me një protestë përpara Kuvendit, të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës, e cila kërkon miratimin e projektligjit. Sipas gazetares së Top Channel, Leonita Bajrami, protestuesit kanë qëndruar gjatë natës përballë ndërtesës së Kuvendit.

Shqyrtimi i projektligjit është parashikuar fillimisht në orën 08:00 në Komisionin parlamentar për Legjislacion, përpara se të kalojë në seancën plenare.

Ndryshimet ligjore ishin në qendër edhe të takimit të së shtunës mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. Pas takimit, Hamza kërkoi që projektligji të miratohej fillimisht në dy lexime, për t’i hapur më pas rrugë diskutimeve për zgjedhjen e presidentit. Ai deklaroi se PDK-ja ishte e gatshme të jepte mbështetjen e saj në këtë proces.

Paralelisht, Kuvendi përballet me afatin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Deputetët kanë kohë deri nesër, më 6 tetor, për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës. Nëse procesi dështon, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Seanca e sotme zhvillohet kështu në një moment vendimtar, kur diskutimet për ndryshimet në ligjin për Specialen ndërthuren me përpjekjet për zhbllokimin e zgjedhjes së presidentit.

Video

Pamje të reja janë publikuar nga sulmi rus me dron në Kiev, ku shihet momenti kur një mjet ajror godet Urën Veriore, ndërsa automjete po qarkullonin mbi të. Sulmi i 4 tetorit shkaktoi dëmtime në sipërfaqen e urës dhe në infrastrukturën përreth. Autoritetet ukrainase njoftuan kufizime të përkohshme të qarkullimit pas goditjes. Rusia ka konfirmuar goditjen e urës, duke pretenduar se ajo përdorej për transport ushtarak, ndërsa pamjet e publikuara në rrjet tregojnë shpërthimin shumë pranë automjeteve në lëvizje.

Sërish momente tensioni para përballjes mes Irlandës dhe Izraelit. Gjatë himnit kombëtar izraelit, për të dytën herë, futbollistët irlandezë qëndruan me kokën ulur, në një gjest proteste ndaj Izraelit për shkak të genocidit në Gaza. Tensionet u reflektuan edhe në ceremoninë para ndeshjes, me kapitenët Caoimhin Kelleher dhe Dor Peretz që nuk shtrënguan duart. Ky ishte rasti i dytë brenda një jave që mes dy skuadrave mungoi shtrëngimi tradicional i duarve. Të dyja kombëtaret mbanin gjithashtu shirita të zinj, por me simbolikë të ndryshme: Izraeli në kujtim të viktimave të 7 tetorit, ndërsa Irlanda në nderim të të gjitha jetëve të humbura në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Tensione janë regjistruar në Berlin, ku policia gjermane ndërhyri gjatë një proteste ku merrnin pjesë edhe mbështetës të Palestinës. Pamjet e publikuara nga TRT Haber tregojnë forca të shumta policie mes turmës dhe momente përplasjesh me protestuesit. Tubimi ishte pjesë e një demonstrate më të gjerë kundër luftës, riarmatimit dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve protestuan edhe kundër veprimeve të Izraelit në Gaza.

Kur ke pasur Lulin mësues matematike në gjimnaz

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news